Si të rrisim borzilok në vazo

Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut, i cili është i pasur me vlera ushqimore dhe mjekësore. Që në lashtësi borziloku konsiderohej simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë.

Edhe ne shqiptarët kemi një traditë të lashtë në kultivimin e borzilokut jo vetëm nëpër bahçet, por edhe në vazo në kushtet e shtëpisë. Këtu kemi përgatitur se si mund të kultivojmë borzilok në kushte shtëpie.

Dita e parë – Borzilok në vazo

Mbjellja e fidanit duhen:

  • 1 vazo lulesh
  • dhe i imët i plehëruar
  • fara borziloku

Farat e borzilokut mbillen zakonisht në muajin mars ose në shtator, sepse bima do një temperaturë mbi 20 °.Pasi kemi mbushur vazon me dhe hedhim sipër farat e borzilokut të cilat i përhapim në të gjithë sipërfaqen e vazos.Me anë të një piruni punojmë sipër sipërfaqen e dheut ,që farat të futen në një thellësi gati 1 cm.

Vazon tashmë e vaditim duke e hedhur ujin me pika dhe jo me rrëmbim sipër. Vazon me farat e borzilokut e lemë në rreze dielli në ballkon.

Natën vazon e mbulojmë me një qeskë sepse temperatura në muajin mars është e ulët. Fidanët ujiten çdo darkë ose çdo mëngjes.

Receta për Sallatë Kaprese

Hapi i dytë pas 3 javësh

Për transferimin e borzilokut në vazo duhen:

  • 2-3 vazo lulesh me diametër 25 cm
  • dhe i imët

Tashmë fidanët janë rritur gati 3 cm mbi tokë. Fidanët i shkulim me dorë, me kujdes të mos këputen rrënjët sepse janë delikate.

Bashkojmë 3-4 fije fidanë së bashku dhe i mbjellim në vazot e përgatitura. Vazot me borzilok i vaditim çdo ditë në mëngjes ose darkë.

Pas 2 javësh borziloku është gati për përdorim. Sigurohemi gjithmonë që të këpusim gjetët me poshtë.

Borzilokun mund ta përdorim në shumë receta gatimi dhe mbi të gjitha në përgatitjen e salcës pesto.

Nëse ju pëlqeu ky material, abonohuni në njoftimet e faqes dhe na lini përshtypjet tuaja në hapësirën e komenteve.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like