Sallatë me ullinj, rrepa dhe kastravec

Sallatë me ullinj, rrepa dhe kastravec e shpejtë dhe shumë e shijshme. Kjo pjatë mund të përdoret edhe si garniturë në tavolinën tuaj. Shtoni pak vaj ulliri cilësor dhe do të kënaqeni nga shija.

Sallatë me ullinj, rrepa dhe kastravec

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: perime
Sasia: 2 persona
Kalori: 1.0E+30kcal

Përbërësit

  • 100 gr ullinj
  • 3 rrepa
  • 2 sallator
  • 1/2 shegë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Pastrojmë e lajmë rrepat e kastravecin në ujë të rrjedhshëm. Këshillojmë gjithmonë të përdorni produkte biologjike dhe lokale. Presim në forma rrethore perimet.
  • Në pjatë vendosim ullinjtë e pastruar nga bërthamat, sallator, rrepat dhe kokrrat e shegës. Këto do ti japin ëmbëlsi sallatës.
  • Sipër sallatën me ullinj, rrepa dhe kastravec e spërkatim me vaj ulliri dhe pak djegës nëse preferoni.
  • Sallata është gati, ju këshillojmë ta konsumoni të freskët.

Ju rekomandojmë recetat për sallatë jeshile ose sallatë Cesar. Cila është e preferuara juaj?

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.