Qofte me lulelakër

Qofte me lulelakër është një meze ideale për të pasuruar tavolinën në një aperitiv. Gjithashtu këto qoftë pëlqehen shumë edhe nga fëmijët dhe është një mënyrë e mirë për të ngrenë perime.

Qofte me lulelakër

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 500 gr lulelakër
  • 1 kokërr patate
  • 2 karota
  • 4 lugë galetë bukë e grirë
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr djathë parmigiano
  • 1 fetë buke
  • majdanoz
  • piper
  • piper
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Qofte me lulelakër përgatiten shumë shpejt. në fillim pastrojmë e lajmë të gjitha perimet.
  • Në një enë me ujë të bollshëm vëmë për të zier patatet, karotat, lulelakrën për gati 6-7 minuta.
  • Pasi ziejnë, kullojmë perimet dhe ujin e përdorim për receta supe. Perimet e ziera i grijmë në rende së bashku me djathin dhe i hedhim në një enë qelqi. Shtojmë vezët e rrahura në gotë. E trazojmë masën.
  • Në enë shtojmë majdanozin e prerë hollë, piperin (nëse kemi fëmije mund edhe mos ti hedhim piper) dhe galetë.
  • Të gjithë masën e përziejmë me anë të një luge deri sa të bashkohen masat. Në fund në enë shtojmë një lugë vaj ulliri duke e përzier pak.
  • Më pas lyejmë duart me pak vaj, marrim pak nga masa e përgatitur dhe i japim formën e qoftes. Këto qofte me lulelakër mund ti pjekim në furrë por edhe mund skuqim në një enë të vendosur në zjarr me vaj të bollshëm.
  • Qofte me lulelakër i skuqim nga të dyja anët dhe i vendosim në një letër kuzhine për të lëshuar vajin e tepërt. Në furrë piqen ne 180 °C për 35 minuta.
  • Qofte lulelakër mund të shoqërohen me salcë kosi ose sallatë sipas dëshirës.

Receta të tjera si të gatuajmë qofte

Për çdo pyetje, mund të na shkruani në hapësirën e komenteve.

2 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla të fryra pa maja

Një recetë për petulla të fryra që duhet ta provoni patjetër. Për të përgatitur këto petulla nuk kemi përdorur maja buke por janë fryrë gjithsesi. Në brendësi lexoni recetën e plotë dhe ju ftoj ta shpërndani për miqtë tuaj.