Pite për sulfllaqe

Pite për sulfllaqe përgatitur në shtëpi. Kjo është një recetë ku pite ngelet shumë e butë dhe e shijshme. Sipas dëshirës mund të shtoni pak rigon masës së brumit për akoma më shumë aromë.

Pite për sulfllaqe

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting2 hours 40 minutes
Total Time3 hours 20 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: byrek, petulla
Sasia: 8 cope
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 8 gr maja birre
  • 350 gr ujë
  • 1 luge vogël sheqer
  • 1 lugë gjellë vaj ulliri
  • 1 luge vogël kripë
  • 1 thelbi hudhra
  • pak rigon

Përgatitja

  • Për të përgatitur pite për sulfllaqe, si fillim duhet të përziejmë majanë e birrës me 100 gr miell dhe sheqerin. I trazojmë dhe më pas shtojmë 100 ml ujë. E trazojmë për disa çaste dhe e lëmë masën të pushojë për 40 minuta. E lëmë masën në një ambient të ngrohtë.
  • Pasi janë formuar bulza shtojmë pjesën tjetër të miellit dhe të ujit. Shtojmë më pas kripën, vajin e ullirit dhe hudhrën e shtypur imët. Nëse dëshironi shtoni pak rigon masës.
  • E ngjeshim derisa të formohet një masë homogjene. Brumin për sufllaqe duhet ta lëmë të pushojë për të paktën 2 orë ose derisa masa të dyfishohet.
  • Pasi brumi ka pushuar, e ndajmë në toptha me nga 100 gr secili. I lëmë të pushojnë 5 minuta dhe më pas i hapim me pec/okllahi në peta të trasha me nga gjysmë centimetri.
  • Pjekim pite për sufllaqe në një grill në zjarre të ulët. Ndërkohë që piqen i lyejmë pak sipër me vaj ulliri me ndihmën e një furçe. Pasi janë pjekur i vendosim në një pjatë.
  • Pite për sufllaqe janë gati. Lexoni si të përgatisni sufllaqe shtëpi.
  • Këto pite mund ti shijoni edhe të prera për të shoqëruar meze të ndryshme.

Këto pite janë ideale edhe për tu shoqëruar edhe me salcën tzatziki.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like