Pite e pjekur në furrë

Pite e pjekur në furrë është një recetë e shpejtë që dëshironim ta ndanim me ju. Kjo pite mund të shërbehet në mungesë të bukës por është dhe shumë e shijshme. Në faqe gjithashtu gjeni edhe versionin e pite në tigan.

Pite e pjekur në furrë

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Bread
Cuisine: Global
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 180 ml ujë
  • 1 lugë e vogël sodë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Pite e pjekur në furrë, mund të përgatitet në një kohë fare të shkurtër. Në një enë qelqi hedhim miellin e situr me sodën shtojmë kripën ujin dhe i përziejmë. Brumin e lemë të pushojë për 10 minuta.
  • Më pas brumin e bëjmë kuleç të vegjël i hapim me pec në disa milimetra trashësi. Pitet i vendosim në një tavë ku kemi shtruar një letër furre dhe i pjekim në furrë të nxehur në 200 ° C për 10 minuta.
  • Gjatë kësaj kohe përgatitim pak vaj ulliri dhe kripë e trashë. Pasi i nxjerrim pitet e ngrohta nga furra i lyejmë sipër me këtë përzierje vaj dhe kripë.
  • Pite e pjekur në furrë janë gati për një meze plot shije.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla me maja – Coccoli

Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.