Pije freskët me fruta të grira kur doni të ndryshoni shijen dhe mënyrën si konsumoni frutat. Frutat janë të pasura me vitamina, minerale, fibra dhe janë të rekomanduara për një dietë të shëndetshme.
Pije freskët me fruta të grira
Sasia: 2 persona
Kalori: 130kcal
Përbërësit
- 1 banane
- 1 kokërr mollë
- 1 kokërr dardhë
- 50 gr boronica
- copa akulli
Përgatitja
- Lajmë frutat, i fshijmë nga uji, i qërojmë dhe i presim me thikë ne copa. Në qoftë se frutat i kemi bio i lemë me gjithë lëkurë.
- Copat e frutave i futim në blender kuzhine. Shtojmë dhe copa akulli dhe i grijmë sa të bëhet një masë kremoze. Pijen e hedhim në gotë dhe e shërbejmë të freskët.
- Frutat e freskëta përmbajnë më së shumti ujë 80% deri 95% të masës. Përdorimi i 4 porcione fruta në ditë ndihmon në përmirësimin e humorit dhe ul rrezikun për sëmundje kardiake, obeziteti dhe diabet i tipit 2.
Lexoni gjithashtu përgatitjet për lëng i kuq i shendetshëm, lëng kajsi ose lëng molle.
Ju bëftë mirë!