Petanik me qumësht dhe djathë për festën e Bajramit

Recetë tradicionale petanik me qumësht dhe djathë për festën e Bajramit që nuk duhet të mungojë në tavolinë.

Përgatisni këtë recetë të thjeshtë dhe do të ngeleni të kënaqur. Për petanikun kemi përdorur petë të gatshme, por fare mirë mund ti përgatisni vetë.

Petanik me qumësht dhe djathë

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

  • 1 pako peta të pjekura
  • 1 l qumësht
  • 300 gr djathë
  • 250 gr gjalpë
  • 5 kokrra vezë
  • 15 gr kripë

Përgatitja

  • Në një enë të madhe hedhim vezët dhe qumështin duke i trazuar vazhdimisht, shtojmë dhe pak kripë. Sugjerohet që masa të hidhet në një tepsi që ta keni më të lehtë të lagni petët.
  • Ndërkohë djathin e thërrmojmë dhe e vendosim në një enë ndërsa gjalpin e shkrijmë dhe e lemë në ambient të ngrohtë. Një pjesë të gjalpit e hedhim në tepsi duke e lyer të gjithë sipërfaqen e saj që të mund të fillojmë me ndërtimin e petanikut
  • Është e rëndësishme që peta e parë mos laget dhe copëtohet por të jetë sa më e plotë. Vendosim petën e parë dhe më pas fillojmë me një petë tjetër duke e lagur me përzierjen me qumësht dhe sipër i hedhim djathë dhe pak gjalpë.Përsërisni këtë proces në çdo petë.
  • Petët në momentin që lagen me qumësht duke qenë se janë shumë të thata mund të copëtohen, prandaj mundohuni ti vendosni të gjitha pjesët në mënyrë sa më të rregullt në tepsi. Vazhdoni me këtë proces por sigurohuni që petët të lagen sa më mirë.
  • Kur të jenë shtruar të gjitha petat, me majat e gishtave shtypni pjesët anësore që të kuptoni që petët janë lagur plotësisht. Në rast se ka sipërfaqe të pa lagur mund ti hidhni pak nga përzierja sipër.
  • Në fund të këtij procesi hedhim gjalpin e mbetur dhe e vendosim në furrë.
  • Furra sugjerohet të ndizet paraprakisht, pjekja bëhen në temperaturë 200°C për 30 minuta.
  • Gjithsesi petanik me qumësht dhe djathë do të jetë pjekur plotësisht kur pjesa e sipërme ka marrë ngjyrë kafe.
  • Priteni petanikun në copa me madhësinë që ju dëshironi dhe konsumojeni të ngrohtë.

Lexoni gjithashtu recetën për Yshmer ose kek revani.

Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Bajramin!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like