Perimet që ju ndihmojnë për të rënë në peshë

Kemi veçuar disa perime që ju ndihmojnë për të rënë në peshë dhe pse rekomandohet gjithmonë konsumimi i perimeve për vlerat e tyre dhe benefitet në organizëm. Gjithashtu mund të shfletoni artikullin mbi frutat që ju ndihmojnë për të renë nga pesha.

Sallata jeshile

Sallata jeshile është një ushqim i shëndetshëm që nuk mungon në shumë prej tryezave shqiptare.
Ajo rekomandohet për trajtimin e problemeve me tensionin e gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe përmirësimin e sistemit tretës në përgjithësi. Në servirjen më të thjeshtë, sallata jeshile ofrohet duke u kombinuar me qepë dhe ullinj.

Sallatë jeshile me ullinj dhe djathë

Një sallatë jeshile me ullinj dhe djathë e përgatitur në fare pak minuta, jo vetëm për të shijuar diçka të lehtë por kjo sallatë është ideale edhe për të shoqëruar pjata të ndryshme.
Lexo recetën e plotë

Selinoja

Selinoja ka shumë pak kalori, vetëm 16 për një porcion,është një nga perimet që mund ta gjeni lehtësisht në kopsht, që ka benefite të jashtëzakonshme për shkak të farave dhe gjetheve që përmban.

Selinoja është një burim i pasur i flavonoideve si zeaxanthin, lutein dhe betacarotene, për të cilat studimet kanë treguar që ulin inflamacionin, rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rrisin sistemin imunitar dhe pengojnë rritjen e qelizave anormale që shkaktojnë kancer.

Kungulli

Kungulli është një perime me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit. Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.

Krem kungulli dhe xhinxher

Shija e ëmbël e kungullit lidhet shumë mirë me shijen karakteristike të xhinxherit. Kungullin mund ta përgatisim në shumë mënyra. Me të gatuajmë si receta të kripura ashtu edhe receta të ëmbla.
Lexo recetën e plotë

Kastraveci

Kastraveci ofron për organizmin një stabilizim të kolesterolit, forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë shumë të dobishëm kundër dehidratimit. Përmban fibër, proteinë, kalcium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Domate

Domatja është bimë, kokrrat e së cilës përdoren si gjellë, sallatë, lëng etj. Ajo përmban shumë elementë ushqyes për organizmin si vitaminë C, vitaminë A dhe likopen, që gjendet me shumicë dhe është një antioksidant i shkëlqyer.

Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze si: kanceri i mushkërive, prostatës, gjirit, mëlçisë dhe zorrës së trashë,

Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë.
Lexo recetën e plotë

Lakra

Lakrat kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale. Një nga vlerat më të famshme të lakrës është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij.

Lakra ka sasinë më të lartë të disa prej antioksidantëve më të fuqishëm që gjenden në perime-fitonutrientët si: thiocyanates, luteinë, zeaxanthin, isothiocyanates dhe sulforafanë.

Lakra turshi

Lakra turshi dhe karota të përgatitura në mënyrë natyrale dhe që mund të ruajnë vlerat ushqimore për një kohë të gjatë. Këshilla jonë si gjithmonë është të përdorni perime biologjike dhe të freskëta.
Lexo recetën e plotë

Brokoli

Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Kjo perime shërben edhe si antioksidant duke qenë se ka nivele të larta e të përqendruara të vitaminës C dhe flavonoidëve që përmirësojnë funksionet e kësaj vitamine.

Si të gatuajmë brokoli në mënyra të ndryshme?

Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.
Lexo recetën e plotë

Lulelakër

Lulelakra është një nga perimet që ju ndihmon më së shumti për të rënë nga pesha.
Ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit. Duke konsumuar lulelakër, ju pastroni arteriet dhe ulni rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Lulelakra është e pasur në një lëndë ushqyese e quajtur “kholine”, që është shumë e rëndësishme për zhvillimin mendor duke qenë se ndihmon për mbrojtjen e membranave qelizore.

Lulelakër në furrë

Lulelakër në furrë është një përgatitje e shëndetshme që në periudhën ë vjeshtës apo dimrit kthehet gjithashtu në një pjatë shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Misër

Misri është burim i pasur i vitaminës A, B, E dhe shumë mineraleve të tjera. Është burim i pasur me acid pantotenik, një vitaminë kryesore për metabolizmin e lipideve, karbodidratet dhe proteinat në trup. Ka veti antioksiduese për mbrojtjen dhe zhvillimin e trupit nga sëmundjet dhe problemet e ndryshme, parandalon rrezikun e sëmundjes Alz`hajmer. Vaji i misrit ka efekt anti-aterogjenik ndaj niveleve të kolesterolit duke ulur rreziqet e sëmundjeve kardio-vaskulare.

Bizele

Bizelet janë të pasura me proteina dhe me sheqerna, përmbajnë kripra minerale të rëndësishme si potas, hekur, jod, nikel, fosfor duke u përdorur si ushqim dietik. Gjithashtu ajo është e pasur me vitamina C, E, PP, A, B1, B2 dhe në sasira të vogla me vitamina të tjera.

Këshillohet që ata, që vuajnë nga ulçera si dhe nga sëmundjet e veshkave ta përdorin bizelen. Ndihmojnë duke mbajtur nivelin e sheqerit në gjak nën kontroll dhe mbi të gjitha parandalojnë diabetin.

Krem bizele

Krem bizele është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe shije delikate. Kjo supë krem bizele mund të përgatitet edhe me bizele të ngrira, por gjithmonë ju këshillojmë të përdorni perimet e stinës.
Lexo recetën e plotë

Panxhari

Panxhari përmban sheqer më shumë se çdo perime tjetër por kanë më pak kalori, yndyrë dhe kolesterol. Ata janë gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminës C, magnezit dhe folatit, që ndihmon në krijimin dhe ruajtjen e ARN, qelizave të ADN-së si dhe parandalimin e anemisë.Përmbajnë kalium, i cili është i domosdoshëm për ndërtimin e muskujve, ndërtimin e kockave, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ndihmën për një sistemi imunitar të shëndetshëm.

Sallatë panxhari

Kjo sallatë panxhari i shtonë shumë ngjyra dhe shije tavolinës tuaj. Këtë garniturë mund ta shoqëroni me shumë pjata të kuzhinës shqiptare.
Lexo recetën e plotë
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like