Mollë të pjekura në furrë

Sot do të shikojmë si të bëjmë mollë të pjekura në furrë. Jo se kjo është një recetë e vështirë për tu përgatitur, por mendja nuk na shkon shpesh ta gatuajmë. Mollët e pjekura janë një ide origjinale si ëmbëlsirë, por nëse ato konsumohen shpesh kanë vlera të mëdha shëndetësore.

Mollët e pjekura mbajnë në shëndet të mirë florën e zorrëve, mbajnë nën kontroll kolesterolin dhe gliceminë, përmirësojnë tretjen dhe luftojnë kapsllëkun.

Një rëndësi mjaftë të madhe molla e pjekur luan në aftësimin e saj për të luftuar aciditetin në stomak.Ato mund të konsumohen në mëngjes ose midis vakteve si ëmbëlsirë.

Mollë te pjekura ne furrë

Prep Time5 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time25 minutes
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: fruta
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 5 kokrra mollë mesatare

Përgatitja

  • Lajmë mollët dhe i fshijmë ujin. Mollët i radhitim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 200° për 20 minuta.
  • Sigurisht është shumë e shpejtë ti përgatisim, por nëse vuani nga diabeti është mirë që mollët ti zieni 2-3 minuta, për ti larguar sheqerin dhe me pas futen në furrë.
  • Mollët te pjekura ne furrë janë gati.

Lexo më shumë ëmbëlsira me mollë.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.

Strudel me mollë

Strudel me mollë është një ëmbëlsirë tipike e zonës së Trentino në Itali. Kjo ëmbëlsirë konsiston në një role brumi i mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Recetë e shijshme, e ëmbël, me kosto të lirë dhe e shpejtë për tu përgatitur.

Profiterol me çokollatë

Profiteroli me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.