Mollë skuqur si petulla të buta

Recetë e ngjashme me petulla me banane, këto mollë skuqur janë të buta dhe shumë të shijshme. Përgatiteni brumin disa çaste me parë për ti dhënë sa më butësi petullave.

Mollë Skuqur

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting30 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: petulla
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal

Video

Përbërësit

  • 2 kokrra mollë
  • 120 gr miell
  • 200 ml qumësht
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjellë sheqer
  • 1 luge e vogël fryrës
  • pak lëng limoni
  • pak kripë
  • sheqer pluhur
  • kanellë

Përgatitja

  • Për të përgatitur mollë skuqur, hedhim vezë në një enë dhe e rrahim pak. Me pas shtojmë sheqerin dhe qumësht. Shtojmë miellin dhe e trazojmë mirë masën mos të ngelën kokrriza.
  • Shtojmë pak lëng limoni, fryrës për ëmbëlsira dhe pak kripë. Pasi kemi përgatitur brumin, e lëmë të pushoje për 30 minuta.
  • Fillimisht marrim mollët të cilat duhet të pastrohen mirë nga farat dhe i presim në feta sa më të rregullta për më shumë lehtësi gjatë skuqjes. Fetat e mollës i vendosim në brumin e përgatitur dhe i lyejmë mire nga te dyja anët.
  • Nëse dëshironi, fetat e prera mund ti lyeni me pak miell në fillim në mënyrë që brumi të ngjitet më mirë dhe gjatë skuqjes të dalin më të fryra.
  • Mollët e lyera me brumë i hedhim në tiganin me vaj te nxehtë të skuqen.
  • Nëse është nevoja i kthejmë nga ana tjetër të skuqen për disa çaste. Kujtojmë që temperatura e vajit duhet të jetë rreth 160°C.
  • Pasi janë skuqur, mollët mund i vendosim ne letër kuzhine në mënyre që te thithi vajin e tepërt,
  • Në fund mollët e skuqura i spërkatim me sheqer pluhur apo sipas dëshirës me kanellë.

Recetat që mund tju interesojnë petulla me banane, mollë pjekur ose 10 ëmblësira me mollë.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Profiterol me krem Chantilly

Bigné të vogla të mbushura me krem Chantilly na krijojnë një version tjetër të profiterolit. Edhe ky version i mbushur me këtë krem të bardhë është shumë i mirë dhe i shijshëm. Baza gjithmonë janë bigné të përgatitura me Pasta Shu

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.