Mish me perime në letër

Një mënyrë e veçantë për të përgatitur mish me perime. Kjo recetë mund të përgatitet në letër kuzhine dhe të shërbehet siç del nga furra.

Mish me prime në letër kuzhine dhe pjekur në furrë është një nga recetat e preferuara. Aroma që çlirohet kur nxjerr nga nga furi këtë përgatitje është e mahnitshme.

Mish me perime në letër kuzhine

Prep Time10 minutes
Cook Time1 hour 30 minutes
Total Time1 hour 40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: mish, perime
Sasia: 2 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 300 gr mish viçi
  • 2 kokrra patate
  • 2 speca të ngjyrave të ndryshme
  • 2 thelpinj hudhra
  • 4 pomodorini domatet e vogla
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • kripë
  • rigon
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Në fillim presim mishin në pjesë të vogla. Për këtë recetë mish me perime preferohet mish tul. Mishin e prerë e marinojmë me kripë, piper dhe rigon.
  • Qërojmë e presim patatet, i marinojmë edhe këto. Specat i presim rrethore. Përgatisim dhe përbërësit e tjerë.
  • Presim letrat në forma katrore dhe i shtrojmë duke vendosur poshtë letrën e aluminit sipër letrën e kuzhinës.
  • Përbërësit që përgatitëm i vendosim sipër letrës duke i ndarë në mënyrë të barabartë. Hedhim patatet, mishin, specat, pomodorini, hudhra, djathë në copa, kripë, erëza dhe e spërkatim me vaj ulliri.
  • E mbledhim me kujdes në formën e një pakete, në fillim me letrën e kuzhinës pastaj me të aluminit. Kështu avulli i perimeve qëndron i gjithë brenda dhe mishi bëhet shumë i shijshëm.
  • I vendosim pakot me mish dhe perime mbi një tavë, të cilën e vendosim në furrë të nxehur në 250° C. Kur futim tavën e ulim temperaturën dhe i pjekim për 1 ore e 20 minuta në 180 °C.
  • Shërbehet sipas dëshirës direkt duke hapur pjesën e aluminit në tavolinë.

Equipment

  • letër kuzhine
  • letër alumini

Lexoni gjithashtu recetat për mish lepuri me hudhra, pastiço me mish ose gjelle me mish.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.