Sheqeri bën çdo gatim të ëmbël dhe lw një shije të mrekullueshme prandaj është shumë i nevojshëm, sidomos për ëmbëlsirat! Nëse ju ka ndodhur që nuk keni pasur sheqer për të gatuar diçka në moment të fundit po ja u japim ne një zgjidhje. Zëvendësuesit e sheqerit janë të aftë të japin të njëjtat rezultate të shijshme që bën sheqeri i bardhë. Lexoni këtë artikull dhe shijoni ëmbëlsirat tuaja.
1. Mjalti
Ekzistojnë dy lloje mjalti që përdoren më shpesh – të papërpunuar dhe të pasterizuar. E para është e trashë dhe me kokrriza, ndërsa tjetra është më e hollë dhe ka ngjyrë ari.
Receta për Biskota me Mjaltë
Në dallim nga varianti i pasterizuar, mjalti i papërpunuar lë vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit e saj të paprekur. Por ju mund të përdorni një nga llojet që dëshironi.
Vanilla cupcake
2. Shurup panje
Një tjetër alternativë e shkëlqyeshme për zëvendësimin e sheqerit është shurupi i panjës i cili është një ëmbëlsues natyral dhe i pasur me minerale si zinku dhe mangani. Ëmbëlsirat që do gatuani më këtë shurup mund të marrin më shumë ngjyrë prej përmbajtjes së lartë të sheqerit.
Petulla Amerikane Pancakes me boronica
3. Muscovado
Muscovado është një sheqer i parafinuar dhe nuk duhet të ngatërrohet me sheqerin kaf, i cili nuk është gjë tjetër veçse sheqeri i bardhë i përpunuar me melasë.
Është në ngjyra të errëta dhe është i ngjashëm me sheqerin kafe në shije, falë tendencës për të mbajtur lëng sheqeri. Ashtu si sheqeri kaf, muskavado është i lagësht dhe mund të përdoret si zëvendësues i sheqerit kaf në një raport 1: 1 në receta.
4. Shurup orizi kaf
Ky shurup është bërë duke gatuar oriz kafe me enzima në mënyrë që të shpërbëhet përmbajtja e niseshtesë. Lëngu i mbetur thahet dhe gatuhet më tej derisa të arrijë një konsistencë të nivelit të dëshiruar. Funksionon mirë si një zëvendësim i ëmbëlsuesve të tjerë të lëngshëm në një raport 1: 1 në produkte të gatuara dhe të pjekura.
5. Melasa
Melasa është një nënprodukt i prodhimit të sheqerit të rafinuar, që përmban sasi të vogla të kalciumit, hekurit dhe vitaminave B. Është më pak e ëmbël se sheqeri i bardhë, por jep një ngjyrë të errët dhe aromë të fortë kur përdoret në ëmbëlsira.
Kur përdorni melasa në vend të sheqerit, mund të përdorni 1 1/3 të gotës për 1 gotë sheqer të nevojshëm për ëmbëlsirën.