Gripi gjatë shtatëzënisë – Shenjat dhe simptomat

Askujt nuk i pëlqen të jetë sëmurë dhe aq më tepër nëse jeni shtatzënë! Në shtatzëni, çdo gjë që i ndodh nënës mund të prekë edhe fëmijën e saj të palindur. Ky shqetësim bën që çdo sëmundje në shtatzëni, të kthehet në një çështje shqetësuese për nënën. Këtu do t’ju udhëzojmë se si të veproni në mënyrë efektive me gripin gjatë shtatzënisë

Shenjat dhe simptomat e gripit në shtatzëni

Nëse keni grip gjatë shtatzënisë, atëherë vëreni simptomat e mëposhtme:
Dhimbje fyti që mund të përkeqësohet ditën e dytë ose të tretë pas infeksionit.

  • Ethet të shumta
  • Muskujt tuaj mund të dhembin.
  • Dhimbje koke
  • Ndjesia e lodhjes dhe dobësisë së përgjithshme
  • Të dridhura
  • Një kollë që mund të përkeqësohet shpejt
  • Tështitma
  • Humbja e oreksit
  • Të vjella ose diarre

Si të binim fëmijet të hanë shëndetshëm

1. Rreziqet për nënën

Për shkak të një sistemi imunitar më të dobët gjatë shtatzënisë, ju jeni më të prirur për t’u sëmurë. Gripi në shtatëzëni mund të çojë në pneumoni dhe gjithashtu mund të shkaktojë infeksion në mushkëri dhe zemër.

Ushqimi fëmijëve 0-8 muajsh

2. Rreziqet për foshnjën

Nëse keni grip në shtatëzëni, kjo jo vetëm që do të ndikojë në shëndetin tuaj, por gjithashtu mund të çojë në komplikime shëndetësore edhe për fëmijën tuaj të palindur. Nëse keni ethe në tremujorin e parë, mund të shkaktojë probleme të zhvillimit tek fëmija juaj. Gripi në shtatëzëni mund të çojë në lindje të parakohshme dhe në disa raste edhe abort.

Ushqimi fëmijëve 8-12 muajsh

Trajtimi për gripin e shtatëzënisë

Sapo të vini re simptoma të gripit, këshillohet të kërkoni ndihmë mjekësore. Mjeku juaj mund t’ju përshkruaj kurën bazuar në simptomat tuaja. Sugjerohet që të mos merrni ilaçe pa rekomandimin e mjekut, por një kurë në kohë me çajra mund të shmangin komplikimet që mund të vijnë nga gripi. Ju mund të rrisni konsumimin e lëngjeve dhe të pushoni mjaftueshëm për të ndihmuar trupin tuaj të shërohet më shpejt. Hani porcione të vogla ushqimesh dhe të shpeshta për të siguruar energji për trupin.

Ushqimet ideale kur jeni sëmurë

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like