Frutat që ju ndihmojnë për të rënë nga pesha

Dëshirës për të rënë nga pesha i vijnë në ndihmë edhe konsumimi i frutave. Frutat përveç se janë shumë të shëndetshme për organizmin janë dhe një element shumë i rëndësishmen për të arritur peshën tuaj ideale. Mënyra alternative për të konsumuar frutat janë edhe pijet me fruta të freskëta.

Molla

Mollët janë shumë të shëndetshme dhe janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh
Mollët këshillohen për ata që vuajnë nga koliti, hidratojnë trupin, mund të konsumohen nga diabetikët dhe janë një zgjedhje ideale për ata që duan të bien në peshë. Molla ka aftësi kundër plakjes dhe vepron si antikancer.

5 Rregulla për të rënë nga pesha

Boronica

Boronica është një frutë shumë i shëndetshëm, rekomandohet të konsumohet një grusht boronica çdo ditë. Ato ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin natën. Zvogëlojnë rrezikun e çrregullimeve neurodegjenerative, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Reçel me Boronica

Receta për të përgatitur reçel me boronica duke parë se është frutë i momentit dhe periudha ideale.
Lexo recetën e plotë

Mjedrat

Me pak kalori, pa kolesterol, me shumë fibra dhe vitaminë C, manaferrat e kuqe ose siç njihen edhe si mjedrat janë shumë të shëndetshme.

Konsumimi i tyre ul rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe vdekshmërisë në përgjithësi, duke ju rritur energjinë dhe duke ulur peshën, ndikon edhe në përmirësimin e kujtesës.

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.
Lexo recetën e plotë

Pjepri

Ashtu si shumica e frutave të tjera, pjeprat janë ideale për rënie nga pesha. Këta fruta kanë vlera të paketa natriumi dhe kalorish, gjithashtu janë pa yndyrë dhe kolesterol.

Përmbajtja e lartë e ujit ju mban të ngopur për shumë kohë, ndërsa ëmbëlsia natyrale ul dëshirat për ushqime me sheqer dhe ëmbëlsira me shumë kalori.

Teknika për të hequr kilet e tepërta

Shalqiri

Shalqiri, një frutë i shkëlqyer i cili efektivisht hidraton, detoksifikon dhe pastron gjithë trupin në tërësi deri në nivelet qelizore.Eshtë i pasur me vitaminat A dhe C, plot me likopen, beta-karoten, lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë të shkëlqyeshme për sigurimin e mbrojtjes nga kanceri i mushkërive, i gojës, i pankreasit, kanceri i gjirit, prostasta, endometriumit, dhe kanceri i zorrëve.

Lëng shalqiri i freskët

Një gotë me lëng shalqiri, përveçse është një pije mjaft freskuese, përmban dhe rreth 48 kalori. Shalqiri është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës A, C, B1 dhe B6, po ashtu përmban magnez dhe kalium.
Lexo recetën e plotë

Agrumet

Agrumet janë aleati i çmuar i trupit dhe i mbajtjes së linjave. Jo vetëm për praninë e vitaminave, antioksidantëve sidomos vitamina C por sepse kanë veti pastruese e antiinflamatore.

Duke pasur një veprim pastrues mbi mëlçinë, agrumet gjithashtu riekuilibrojnë kolesterolin, Përmbajnë espiridinën që tonifikon enët e gjakut duke ulur përshkueshmërinë e tyre dhe duke parandaluar formimin e celulitit.

Banane

Bananet përmbajnë të gjitha llojet e flavonoidet dhe polifenolët, të tilla si lutein, zeaksantin, beta dhe karotenet alfa, që veprojnë si antioksidantë për të eliminuar radikalët e lirë. Ka gjithashtu dhe një avantazh në përmbajtjen e vitaminës C, që njihet për vetitë e saj për luftimin e infeksionit.

Petulla me banane

Një variant shumë i shpejt i recetës petulla me banane. Kjo është dhe një mundësi e mirë nëse ju kanë ngelur banane në shtëpi dhe fare mire mund të përgatisni këto petulla të shijshme. Përgatitja e brumit kërkon vetëm fare pak minuta. Pasi ti keni skuqur sipër shtoni sheqer pluhur për akoma më shumë shije.
Lexo recetën e plotë

Vitamina B6 (piridoksina) në banane siguron rreth 28% të asaj që nevojitet çdo ditë për të ndihmuar në parandalimin e anemisë dhe sëmundjes së arteries koronare. Fibrat me bollëk ndihmojnë në rregullimin e sistemit tuaj të tretjes.

8 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike