Fileto viçi në tavë me domate

Një mënyrë e shijshme për të përgatitur fileto viçi në tavë me domate. Për të përgatitur këtë recetë nevojitet pjesa e shpinës se kafshës e cila është tul dhe shumë e butë.

Fileto viçi në tavë me domate

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle, mish
Sasia: 3 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 300 gr fileto viçi
  • 2 kokrra qepë
  • 2 kokrra domate
  • 1 filxhan pure domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Nëse filetot e viçit nuk i kemi të prera, mund të vendosim pjesën e tulit pak në frigorifer të mpikset dhe me pas e presim mishin.
  • Pasi presim filetot i hapim në tavolinën e punës dhe i rrahim lehtë me çekiç druri. I u hedhim pak kripë pak piper sipër.
  • Fileton e skuqim në një tigan me vaj të ngrohur jo të nxehur. Në zjarr të ngadalshëm, filetos do ti japim skuqje sa të zverdhet. Më pas i heqim nga tigani dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.
  • Sipër çdo filetoje do të hedhim nga 1 lugë pure domate, domate të grirë, qepë të prerë, hudhër, gjethe dafine nëse dëshirojmë dhe 1 filxhan ujë.
  • Tavën e futim në furrë të para ngrohur në 220 °C për 15-20 minuta.
  • Fileto viçi në tavë me domate është gati. E shërbejmë nëpër pjata të shoqëruar më salcën e krijuar.
  • Fileto viçi, shoqërohet me perime të pjekura ose të ziera.

Receta për rosto me mish viçi, mish viçi me kos ose gjelle me mish viçi.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kordhëza në tavë

Receta gatimi tradicionale, kordhëzat të gatuara në furrë, me një salcë domatesh dhe erëza janë një pjatë shumë e shijshme. Vështirësia qëndron vetëm në pastrimin e tyre dhe lidhjen e tyre gërshet.

Mish lepuri me hudhra

Mishi i lepurit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrë të saktë. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, e mund ta përgatisin edhe ata që janë në hapat e para në kuzhinë. Kemi përgatitur mishin e lepurit me hudhra në tenxhere presioni.

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.