7 Arsye pse duhet të konsumoni ëmbëlsira

Ngrënia e ëmbëlsirave jo vetëm që ju bën të shëndetshëm, por gjithashtu ju bën qenie njerëzore më të lumtur dhe më të mirë. Nuk ka asnjë arsye për tju rezistuar akulloreve dhe ëmbëlsirave. Prandaj merrni ëmbëlsirën tuaj të preferuar dhe lexoni këtë artikull pa u ndjerë fajtor.

1. Të kthen në humor

Asgjë nuk mund t’ju japë më shumë kënaqësi sesa të hani ëmbëlsirën tuaj të preferuar. Dhe kjo ndjenjë është jetësore për mirëqenien tuaj dhe humorin tuaj. Ideja është që të nxjerrim kënaqësi nga gjëra të thjeshta si ngrënia e ëmbëlsirave të preferuara dhe të jemi të lumtur.

Tirmisù me çokollatë

2. Ndihmon në uljen e peshës

Besojeni ose jo, por të konsumoni ëmbëlsirë për mëngjes në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë. Kështu që herën tjetër kur dikush të flasë për një mëngjes të shëndetshëm, tregojini ëmbëlsirën tuaj të preferuar.

5 rregulla për të renë nga pesha

3. Mjaftojnë pak kafshata për ta shijuar

Për tu siguruar që ju të shijoni tortën tuaj dhe gjithashtu të qëndroni të shëndetshëm, bëni kontrollin e porcionit një praktikë të rregullt sepse kështu siguroheni që beli të qëndrojë në formë ndërsa ju kënaqeni me ëmbëlsirën tuaj.

4. Parandalon goditjet në zemër

Konsumimi i pak çokollate të zezë çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga goditjet ne zemër. Kështu që tani ju keni një justifikim të shëndetshëm për të ngrënë çokollatë të zezë çdo ditë pa u ndier fajtor. Në fund të fundit, ju thjesht po qëndroni të shëndetshëm!

Receta për brownies

5. Ul presionin e gjakut

Çokollata e zezë gjithashtu ul presionin e gjakut, edhe pse jo në nivelet maksimale. Pasi lexuat këtë dëshironi një mousse me çokollatë të zezë? Merreni dhe konsumoheni të qetë!

Ushqimet që largojnë ankthin dhe stresin

6. Bëni njerëz të tjerë të lumtur

Pra, ju jeni në një dietë, por nuk mund të kontrolloni dëshirën tuaj për një tiramisu? Epo, mos u shqetësoni sepse mund ta hani, thjesht ndajeni atë me dikë tjetër. Në këtë mënyrë nuk ju mungon ëmbëlsira, ulni gjysmën e konsumit të kalorive dhe sigurisht lumturoni personin tjetër

7. E bën jetën më të lumtur

Pranojeni, duke ngrënë ëmbëlsirë ju bëni ditën tuaj më të mirë. Ju filloni t’i doni njerëzit më shumë dhe ndiheni sikur gjithçka do të jetë në rregull. Jeta është shumë e shkurtër për të humbur ëmbëlsirat. Kështu që shijojini dhe jini të lumtur.

Plumcake me çokollatë

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Ushqimi i fëmijëve të moshës 8-12 muajsh

Ju mund ta kuptoni që foshnja juaj është gati të përparojë në fazën tjetër 2 të ushqimit në rast se vëzhgoni shenja si refleksi i futjes së gjuhës, për shkak të së cilës një fëmijë mund të marrë pa probleme ushqimin në gojën e tij dhe ta gëlltisë atë në mënyrë efikase.