5 ushqime të shijshme, të buta për fëmijë pa dhëmbë

Për shumë prindër, ushqyerja e fëmijëve të tyre është një detyrë shumë e sikletshme. Sidoqoftë, ndërsa fëmijët rriten, atyre u pëlqen të provojnë shijet dhe ushqime të reja. Nuk do të preferojnë më vetëm ushqime pure. Kjo është periudha kur ushqimet e buta duhet të prezantohen tek fëmija juaj.

Ushqime të buta për fëmijë pa dhëmbë

1. Makarona

Makaronat mund të jenë ushqimi i parë për bebe pa dhëmbë pasi kanë një shije shumë delikate. Makaronat kanë tendencë të jenë shumë të buta, duke e bërë më të lehtë për bebet pa dhëmbë ta hanë atë.

Makarona me fistik e proshutë – VIDEO

Makarona të gatuara me fistik e proshutë janë një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e shpejtë për tu gatuar. Ne kemi përdorur makaronat flutur,por mjafton të përdorni çdo lloj makarone të shkurtër.
Lexo recetën e plotë

2. Biskota shtëpie

Biskotat e shtëpisë për bebe janë një snack i shkëlqyeshëm për bebet mbi 8 muaj. Këtu keni një recetë shumë të shëndetshme për fëmijën tuaj.
Gjithashtu, mbani mend të shikoni përbërësit që fëmija juaj mund të jetë alergjik.

Biskota të mbushura me mollë

Këto biskota të mbushura me mollë janë ëmbëlsira shumë të shijshme dhe të thjeshta për tu përgatitur. Kombinimin mund ta bëni edhe me reçel të ndryshëm, por mbushja me mollë dhe kanellë i jep një arome të veçante.
Lexo recetën e plotë

3. Patate të ëmbla

Patatet e ëmbla janë një tjetër recetë e thjeshtë me vetëm 3 përbërës. Kjo recetë është e përkryer kur nuk keni shumë kohë dhe keni nevojë t’i jepni diçka të shëndetshme foshnjës tuaj.

Patate të pjekura

Patate të pjekura është shumë e thjeshtë dhe e shëndetshme. Patatet mund ti gatuajmë në shumë mënyra. Ky variant që ne sjellim përmban patate të pjekura në furrë që mund të shoqërojnë pjatanca të ndryshme mishi ose peshku.
Lexo recetën e plotë

4. Pancakes me banane

Përfshini disa banane në pancakes që ju gatuani për fëmijën tuaj. Ato janë të lehta për tu bërë, dhe këto petulla të votla me siguri që i pëlqejë shumë.

Petulla Pancakes me Banane

Pancakes mund ti përgatisim në disa mënyra të ndryshme. Si në versionin origjinal të petullave amerikane, këto pancakes me banane kanë të njëjtën përbërje por më shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

5. Sallata me fruta

Po, sallata me fruta gjithashtu mund të jetë një ushqim i mirë për fëmijën tuaj. Ju mund të shtoni sa fruta të dëshironi në këtë pjatë dhe ta lini fëmijën tuaj të shijojë atë. Ju mund të mos përdorni disa fruta nëse mendoni se fëmija juaj mund të mbytet me to apo është alergjik.

Sallatë frutash

Sallatë frutash apo në disa vende kjo recetë merr dhe emrin macedonia. Tipike për stinën e verës ku një përzierje frutash dhuron shumë freski dhe relaksim. Duhet shumë pak kohë për ta përgatitur dhe mënyrat e shërbimit janë nga më të ndryshmet.
Lexo recetën e plotë

Çfarë do sugjeroni tjetër në këtë listë? Presim komentet tuaja më poshtë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like