5 Food blogger shqiptar në Instagram

Sot do flasim Food blogger shqiptar. Kemi përzgjedhur 5 prej tyre që ju rekomandojmë ti ndiqni në Instagram. Këto profile shqiptaresh kanë një stil unik në prezantimin e gjithashtu gatimin e pjatave. Vazhdoni leximin dhe do ta kuptoni që janë vërtet frymëzim për të gjithë ne. Gjithashtu ju ftojmë të na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit.

Luga e Argjendtë (lugaeargjendte)

Dhurata e @lugaeargjendte është Ambasadore e Food Revolution Albania drejtuar nga britaniku Jamie Oliver. Eksperienca dhe dëshira për botën dhe artin kulinar e ka shtyrë Dhuratën të jetë aktive në shumë aktivitete. Ajo është një burim frymëzimi për të gjithë ne.

Kur e dëgjon Dhuratën të flasë për ushqimin mbetesh vërtet i mahnitur nga pasioni i saj jo vetëm për të por edhe për token dhe prejardhjen e tij.
Ushqim i shëndetshëm, prodhime të vendit dhe të stinës, respekti për token, kujdesi për ambientin janë kryesore për Dhuratën dhe duhet të jenë për të gjithë ne.

https://www.instagram.com/p/ByPSqQen2rf/

Dëshira e pasioni e shtyu Dhuratën të hapi restorantin e saj të parë Luga e Argjendtë në Tiranë. Aty pasqyrohen të gjitha parimet e saj. Të Luga e Argjendtë mund të shijoni shumë pjata tradicionale dhe blini produkte shqiptare. Restorantin Luga e Argjendtë e gjeni te Kalaja Tiranë.

Mirela emri qe krijoi @papare_thebeautyofsmallthings

Duke pare faqen e Mirelës në Instagram vëmë re jo vetëm pasionin e saj për ushqimin, por edhe për fotografinë. Nuk është e lehtë të bësh fotografi të një pjate, duhet fantazi dhe kreativitet që Mirelës nuk i mungojnë. Të shikosh pjatat në faqen e saj të vjen nepsi dhe dëshira për ti gatuar direkt.

https://www.instagram.com/p/B_4EHlgA9OO/

Kikiliciouss nga Kristi Janku

https://www.instagram.com/p/B_kvGHVlKpI/

Kristi, vajza e @kikilicious. Kristi është një vajze e re, e pasionuar pas ushqimit dhe një dizanjer e talentuar. Bashkë me motrat e saj ka hapur faqen e saj në ueb ku flet jo vetëm për ushqimin, por edhe për udhëtimet dhe pasionet e saj. Kjo vajzë kaq e re dhe kaq e talentuar do të këtë shumë sukses në jetë.

elisabetaskarra

Elisabetta ose Ely siç e thërrasin është një piktore ëmbëlsirash dhe jo vetëm. Të shikosh faqen e saj ne Instagram mahnitesh nga fotot shumëngjyrëshe të tortave të saj. Krostatat janë specialiteti i Elisabetes dhe fantazia e saj nuk ka kufij në krijimin e tyre. Ndiqeni ne Instagram këtë vajze plot fantazi e talent dhe do të konfirmoni të njëjtën gjë dhe ju.

https://www.instagram.com/p/BvDzshBljgL/

Orana e @oranacooks

Orana është një juriste me pasion për gatimin që e shtyu te marr pjesë para disa vitesh në MasterChef Albania. Kjo vajze përçon mirësi kur e shikon gjithmonë te buzëqeshur. Ne faqen e saj ne Instagram duket qartë që pjatat e Oranës janë gatuar me shumë pasion e dashuri.

https://www.instagram.com/p/B-fNWdHgg69/

Gjithashtu mos harroni të na ndiqni @ArtiGatimit në Instagram për të rejat e fundit dhe të promovimet e radhës.

https://www.instagram.com/p/B_zk40Jgrww/

Cili është profili juaj i preferuar në Instagram? Na shkruani në komente sugjerimet tuaja.

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like