Si të ngjyrosim vezët për Pashkët në kushte shtëpie me përbërës natyral

Një ndër traditat e pashkëve janë vezët e kuqe apo edhe ngjyrosja e vezëve shumëngjyrëshe. Kjo është një traditë shume antike e trashëguar brez pas brezi që përdoret në raste festash dhe jo vetëm. Në Romën e lashtë ngjyrosja e vezëve ishte edhe simbol i fatit dhe ngjyra e kuqe si një ogur fatsjellës dhe shenjë e fertilitetit.

Produktet për ngjyra për vezët e pashkëve në treg janë nga me të ndryshmet. Por duhet të dini si ka shumë mënyra të lehta e natyrale se si të ngjyrosni në shtëpi vezët për Pashkë.

Për ti ngjyrosur vezët në mënyre natyrale është fare e thjeshtë nga çfarë mendoni. Mjafton të përdorni, lëkura qepe, kafe, shafran, spinaq, boronica, panxharë të kuqe etj. Është e rëndëdësishme që të përdorni vezë ne ngjyrë të bardhë, pasi rezultati është

Vezë në kulaç për Pashkë

Vezë të kuqe për pashkë me rrepa të kuq

Për të përgatitur vezë të kuqe në mënyrë natyrale, grijmë rrepat e kuq dhe i hedhim në një enë me ujë. Shtojmë dhe vezët në të dhe i vendosin në zjarre. I ziejmë për 15-20 minuta së bashku. Më pas transferojmë vezët në një vazo dhe e mbushim me ujin e ngjyrosur të kuq. Shtojmë një lugë gjellë uthull të bardhë.

Si të bëjmë vezë me ngjyrë jeshile me spinaq

Për të përgatitur vezë me ngjyrë jeshile, hedhim spinaqin në një enë së bashku me vezët. I ziejmë për të paktën 15-20 minuta së bashku. Më pas transferojmë vezët në një vazo me lëngun e formuar në ngjyrë jeshile. Shtojmë edhe ketw një lugë gjelle uthull të bardhë.

Vezë me ngjyrë blu me boronica

Ziejmë boronicat në një enë më ujë së bashku me vezët. Me pas i transferojmë në një vazo me lwngun e formuar me ngjyrë. Shtojmë një lugë gjelle uthull të bardhë.

Çyrek – Receta gatimi për festa

Vezë me ngjyrë kafe

Përgatisim 5 filxhan kafe dhe vazhdojmë të njëjtën procedurë edhe për të marrë vezë me ngjyrë kafe. Ideale është të përdorim kafe turke.

Vezë me lëkura qepe për ngjyrë bordo

Lëkurat e qepës të verdhë apo bionde i hedhim në një enë me ujë dhe shtojmë vezët. Vazhdojmë procesin si sipër.

Vezë të ngjyrosura me kurkurma ose shafran

Hedhim pluhurin e kurkumës në një enë dhe shtojmë ujë të ftohtë. Pasi tretet shtojmë vezët dhe më pas veprojmë si sipër.

Të gjitha vazot me vezë dhe me ngjyrën përkatëse duhet ta lëmë për rreth 5 orë ose edhe 1 natë. Rezultati i ngjyrosjes së vezëve për Pashkët në kushte shtëpie me përbërës natyral është i mahnitshëm.

Shfletoni recetat që kemi përgatitur për festën e Pashkëve dhe ndani gatimet tuaja në hapësirën e komenteve.

Gëzuar Pashkët!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Panine me qumësht

Paninet e përgatitura me qumësht kanë një shije të veçantë, janë të buta e pëlqehen nga të gjithë sidomos nga fëmijët. Me masat që kemi dhënë mund të përgatisni panine si në rastin tonë, ose mund të bëni forma të ndryshme buke si gërshet ose një formë të vetme.

Tortë me çokollatë e spec djegës

Kjo tortë në formë zemre është ideale për të festuar festën e Shën Valenitinit dhe jo vetëm. Kjo është një tortë që mund ta gatuani në çdo moment që keni dëshirë për një ëmbëlsirë të veçantë. Shija e çokollatës kombinon shumë me specin djegës. Provojeni dhe do të jem e sigurt që do të jetë një nga tortat që do të përgatisni shpesh.