Si të gatuajmë Tasqebap

Tasqebapi ka qenë pjata kryesore e tryezave të dasmave para viteve ’90 sidomos në krahinën e Myzeqesë. Për të gatuar tasqebap preferohet pjesa e shpatullës, qafës ose e barkut.

Tasqebap është një pjatë e shijshme që përgatitet vetëm me tul mishi. Për përgatitjen e kësaj pjate duhet mish viçi ose mish dashi.

Tasqebap

Prep Time30 minutes
Cook Time1 hour 30 minutes
Total Time2 hours
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 360kcal

Përbërësit

  • 500 gr tul mishi mish viçi ose dashi
  • 500 gr qepë
  • 500 ml ujë
  • 20 ml vaj ulliri
  • 1 lugë gjellë miell
  • 100 ml verë e kuqe
  • 100 ml salcë domate
  • 4 thelpinj hudhër
  • 15 gr kripë
  • 10 gr piper
  • 1 spec i kuq
  • 2 gjethe dafine

Përgatitja

  • Sigurohemi që mishi për tasqebap, të jete i freskët dhe pjesë tule. Preferohet pjesa e shpatullës, qafës ose e barkut, pasi është mish i përshtatshëm për gatime të gjata.
  • Fillojmë përgatitjen e tasqebap duke prerë mishin në formë kubike të vogla, pastaj presim edhe qepët imët.
  • Hedhim qepët në një tenxhere me vaj ulliri. I kaurdisim disa çaste dhe më pas shotomë mishin. I lëmë së bashku deri sa të shikojmë që lagështira është avulluar. E shuajmë me verë të kuqe. Hedhim një gotë vere të kuqe dhe e lëmë derisa të avullojë alkooli.
  • Në një tiganë me vaj, kaurdisim një lugë miell të cilin e shuajmë me ujë të ftohtë duke e trazuar shpejtë që të mos na bëhet kokërr, tip roux. Pasi merr valë në tiganë, e hedhim në tenxheren me mish.
  • Në hapin tjetër hedhim salcën e domates. Hedhim dafinën, kripën, hudhrat, piperin, spec sipas dëshirës.
  • E mbyllim tenxheren me tasqebap dhe e ziejmë në zjarr të ngadalshëm deri sa gjella te jetë gati.
  • Tasqebapi është mirë që të shoqërohet me bukë të thekur dhe me një gotë verë të kuqe.

Receta gatimi per gjelle me qepe, gjelle me mish viçi, mish me qepë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com.

2 Shares
1 comment
  1. 5 stars
    Dea je më e mira nga të gjitha ???Vazhdo shkruaj vetë recetat, për inat te botes. Tasqebapin e ke bere siç e bej unë. E kemi qarë. ?Suksese amore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Brinjë qengji në zgarë

Mishi i qengjit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Me këtë lloj mishi mund të bëhen shumë receta. Ne kemi zgjedhur recetën më të thjeshtë. Mjaftojnë disa minuta për pjekjen e mishit në zgarë dhe do të kemi një pjatë të shijshme.

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Pulë në furrë me patate

Pula në furrë me patate është një nga pjatat klasike që mund të gatuhet më shpesh.Mishi i pulës është i lehtë dhe i gatuar mirë është dhe shumë i shijshëm. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, mjafton të vendosësh pulën të lyer me erëza në furrë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.