Si të gatuajmë Supë me peshk

Supë me peshk mund të duket një recetë e vështirë, por përkundrazi, kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe mund të përgatitet edhe me pjesë të ndryshme peshku.

Supë me peshk

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Soup
Cuisine: Mediterranean
Keyword: supe
Sasia: 4 persona
Kalori: 223kcal

Përbërësit

  • 1 kg peshk ose kocka peshku
  • 300 gr patate
  • 1 kokërr qepë
  • 2 karota
  • 100 gr kungull
  • 1 spec i kuq
  • selino
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Për të përgatitur supë me peshk, në rast se kemi peshkun e plotë, e pastrojmë e lajmë peshkun dhe e vëmë në një enë me ujë të bollshëm. Peshkun e prerë ne tre pjesë dhe degën e selinos e vëmë të ziejë në zjarr të avashëm për gati 20 minuta pasi merr valë.
  • Gjatë zierjes në enë shtojmë edhe kripën. Për supë zakonisht përdoret peshku i madh por lloji i peshkut duhet të jetë pa shumë dhjamë.
  • Ndërkohë që zien peshku merremi me perimet. Pastrojmë e lajmë të gjitha perimet dhe i presim në forma që dëshirojmë, por të kemi parasysh që ti presim në të njëjtën madhësi. Në një enë me vaj ulliri kaurdisim qepën sa të zverdhet pak.
  • Pasi zien peshku, heqim peshkun nga ena me kujdes të mos e prishim. Lëngun e kullojmë se mos ka ndonjë halë dhe e shtojmë në enën që kemi qepën. Në enë shtojmë të gjitha perimet dhe i lemë të ziejnë për gati 15 minuta.
  • Supën e rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Gjatë servirjes në pjata shtojmë peshkun të pastruar nga halat. Supë me peshk kwshillohet të konsumohet e ngrohtë.

Lexoni gjithashtu recetat për supë me finok, supe makarona ose supë me hithra.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

2 Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me kungull

Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël

Rosnica me pulë fshati

Pula me rosncica është një nga ato pjatat që padyshim duhet provuar. Zakonisht kjo pjatë është shumë e njohur në zonën e Myzeqesë. Mund të themi se makaronat e vogla janë versioni modern i rosnicave të cila janë të gatuara me miell e vezë siç bëhet brumi i makaronave.