Qofte me mish pule janë padyshim shumë të shijshme dhe mbi të gjitha një mënyrë e mirë për të përdorur mishin e pulës që ka ngelur nga darka. Këto qoftë janë kërce në sipërfaqe dhe shumë të buta në brendësi.
Qofte me mish pule
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal
Përbërësit
- 500 gr fileto pule
- 100 gr proshutë e pjekur
- 250 gr qepë
- 200 gr kaçkavall ose parmigiano
- 2 vezë
- 2-3 thelpinj hudhër
- 2-3 lugë galetë
- kripë
- piper i zi
- arrë moskat
- majdanoz
Përgatitja
- Qofte me mish pule mund të përgatiten edhe me mish pule të ngelur nga dreka apo darka.
- Pasi bluajmë në makineri mishin, proshutën qepën, hudhrën i hedhim në një enë qelqi.
- Në enë shtojmë vezën, djathin të grirë në rende, pak galetë, piperin, majdanoz grirë imët, kripë dhe grijmë pak arrë moskat.
- Të gjithë përbërësit i punojmë me dorë për gati 5 minuta sa të bashkohen përbërësit. Më pas enën e mbulojmë me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
- Pasi brumi qofte me mish pule ka pushuar lyejmë duart me vaj, marim masën e brumit për qofte dhe i japim formën që duam.
- Qoftet i radhitim në një tavë ku kemi shtruar një letër furrën. Tavën me qofte e futim në furrë të para ngrohur dhe i pjekim në temperaturën 200° për 30 minuta.
- Qofte me mish pule shoqërohen me sallata sipas dëshirës.
Lexoni recetat për qoftet Ikea ose qofte me patate.
Ju bëftë mirë!