Qofte Ikea përgatitur në shtëpi

Ikea ka shpërndarë recetën sekrete për të përgatitur qoftet e saj në shtëpi. Prezantimi i recetës është bërë i ngjashëm me fletëpalosjen e montimin e mobilieve. Ne sapo i provuam dhe janë shumë të shijshme.

Qofte Ikea

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Resting2 hours
Total Time3 hours
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: mish
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

Për qoftet

  • 500 gr mish viçi
  • 250 mish derri i grirë
  • 1 kokërr qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 100 gr galettë bukë e thatë e grirë
  • 1 kokërr vezë
  • 5 lugë gjellë qumësht
  • kripë
  • piper

Për salcën

  • 40 gr gjalpë
  • 40 gr miell
  • 150 ml lëng perimesh
  • 150 ml lëng mishi
  • 150 ml pana double cream
  • 2 lugë të vogla salcë soje
  • 1 lugë të vogla mustardë
  • vaj për skuqje

Përgatitja

Qofte Ikea

  • Për të përgatitur qoftet Ikea, përziejmë mishin e grirë të viçit më atë të derrit. Shtojmë qepën dhe hudhrën e grirë hollë. Më pas shtojmë dhe galetë, vezën dhe i përziejmë. Shtojmë 5 lugë qumësht dhe rregullojmë kripën dhe piper.
  • Pasi të kemi përgatitur masën për qofte, formojmë toptha të vegjël. I vendosim në një pjatë dhe pasi ti kemi përfunduar të gjitha, i vendosim në frigorifer për të paktën 2 orë.
  • Në një tigan, hedhim vaj dhe e vendosim në zjarre të ulët. Shtojmë qoftet dhe i skuqim paksa në të gjitha anët.
  • I transferojmë pastaj në një tavë të cilën e vendosim në furrë në 180°C dhe i pjekim për 30 minuta të tjera.

Përgatitja e salcës

  • Në një enë shkrijmë gjalpin dhe pastaj shtojmë miellin. I përziejmë bashkë për të paktën 2 minuta dhe me pas shtojmë lëngun e perimeve dhe lëngun e mishit. Përgatitjen e lëngut të mishit e gjeni në faqen tonë.
  • Shtojmë më pas panën dhe salcat e tjera e i trazojmë mirë. I lëmë në zjarre derisa masa të trashet.
  • Pasi qoftet të jenë gati, hedhim salcën e përgatitur sipër. Qoftet Ikea i shoqërojmë më pure patate ose patate në furrë.

Receta për qofte me patate, pasha qofte ose gjellë me qofte.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjelle me mish viçi

Gjella me mish viçi është një pjatë që konsumohet shumë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një recetë e thjeshtë që mjafton të kemi përbërës cilësorë dhe do të dalë një pjatë me të vërtetë e shijshme.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.

Qofte me salcë

Qoftet mund të përgatiten në mënyra nga më të ndryshmet. Në këtë recetë ne i kemi sjellë me salcë domate që i bën akoma më të shijshme. Këto qofte mund të serviren si pjatë e dytë ose mund ti përdorim si salcë për makarona.

Mish pule me kos

Pula me kos është një nga ato recetat që ju këshillojmë ta provoni një herë e që patjetër do ta gatuani gjithmonë. Mishi i pulës i gatuar me kos është një alternativë e recetava të shumta që ekzistojnë për të gatuar këtë lloj mishi. Në këtë recetë ne kemi shtuar disa erëza por nëse nuk ju pëlqejnë mund të mos i shtoni. Hidhini kosit erëzat që preferoni më shumë.

Muamar orizi me pulë dhe arra

Kjo është një recete gatimi shume e shijshme dhe tepër e veçante për tryezën e çdo amvisi. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpjeguar me detaje në vazhdim. Këtë pjatë mund ta vendosni në qendër të tryezës dhe komplimentet nuk do të mungojnë.