Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.
Petulla me maja
Sasia: 4 persona
Kalori: 260kcal
Përbërësit
- 300 gr miell i fortë
- 1 lugë e vogël sheqer
- 10 gr maja birre
- 150 ml ujë i ngrohtë
- 100 ml birrë
- 5 gr kripë
- 100 ml vaj për skuqje vaj kikiriku
Përgatitja
- Për të përgatitur Petulla me maja, si fillim duhet të shkrijmë majanë e birrës. Duhet të zgjedhim një maja birre të cilësisë së mirë. Duke parë se përgatitja përfshin vetëm pak përbërës ata duhet të jenë të mirë.
- Në një gotë hedhim majanë me pak sheqer dhe me ujë të ngrohtë. I trazojmë dhe i lëmë për disa minuta së bashku.
- Në një enë tjetër hedhim miellin e situr. Shtojmë tashmë majanë e tretur dhe e trazojmë. Shtojmë edhe ujin e mbetur. Me pas shtojmë dhe birrën. Mund të përdorim çfarëdo lloj birre edhe birrë të zezë apo me aroma. Shtojmë pak kripë dhe e trazojmë mirë masën për petulla me maja.
- Masa duhet të jetë e lëngshme dhe nëse është nevoja mund të shtojmë pak ujë të ngrohtë. E trazojmë mirë derisa e gjithë masa të jetë homogjene.
- Vendosim brumin për petulla me maja në frigorifer për të paktën 1 orë.
- Pasi brumi ka pushuar, nuk duhet të fryhet, hedhim vaj në një tigan dhe e lëmë të arrij në temperaturën 170°C.
- Me ndihmën e dy lugëve, marrim nga masa për petulla me maja dhe i hedhim në tiganin me vaj për skuqje.
- Nuk duhet të mbushim shumë tiganin që temperatura e vajit të mos bjerë shumë.
- Pasi petullat me maja janë skuqur, i vendosim në një letër për thithjen e vajit të tepërt.
- Petulla me maja janë gati. Vendosim në kaush 3-4 petulla dhe i vendosim në një pjatë me proshutë.
Lexoni gjithashtu recetat për petulla të shpejta, petulla te fshira apo edhe recetën për petulla me mollë.