Patate në tavë me djathë të pjekura në furrë janë një variant vërtet i shijshëm, e përgatitur me pak përbërës dhe në një mënyrë shumë të thjeshtë por tepër të shijshme. Kjo pjatë me patate mund të përdoret si garniturë, meze ose pse jo edhe si një pjatë e dytë.
Patate në tavë me djathë
Sasia: 4 persona
Kalori: 270kcal
Përbërësit
- 500 gr patate
- 250 gr djathë mozzarella
- 100 gr djathë kaçkavall të grirë parmigiano
- 50 ml qumësht
- 30 gr gjalpë
- piper i zi
- arrë moskat
- kripë
Përgatitja
- Për të përgatitur këtë pjatë patate në tavë me djathë, si fillim qërojmë patetet i lajmë dhe i presim në feta. Më pas i shtrojmë në tava balte për çdo person ose në një pjatancë të madhe.
- Në fillim shtrojmë një shtresë patate, pastaj shtojmë copa djathë mozzarella, e spërkatim me piper dhe pak kripë,vendosim një shtresë të hollë djathi të grirë kaçkavall.
- Vendosim sipër patate dhe pastaj prapë djathë mozzarella e djathë të grirë. Kështu vazhdojmë derisa sipër të kemi një shtresë patate sipërfaqen e së cilës e mbushim me djathë kaçkavall të grirë në rende.
- Hedhim qumështin e ngrohtë e përzier me gjalpin. Hedhim pak fare kripë, piper dhe arrë moskat. Tavat me patate me djathë i vëmë për të pjekur në furrë të nxehur në temperaturën 200° për 20 minuta.
- Patate në tavë me djathë janë gati. Presim të ftohët pak dhe e shërbejmë.
Receta për oktapod me patate, torte me patate ose musaka patate
Ju bëftë mirë!