Oktapod me patate

Një nga kombinimet e pjatave tepër të shijshme. Oktapod me patate mund të jetë një meze ku të shoqëroni një pjatë peshku.

Oktapod me patate

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

  • 1 oktapod
  • 1 kg patate
  • 15 gr majdanoz i grirë
  • 1 kokërr limon
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Pastrojmë oktapodin, e lajmë dhe e vëmë për të zier në një enë me ujë të bollshëm e me kripë. Në momentin që oktapodin e hedhim në tenxhere për të zier nuk duhet ta hedhim menjëherë sepse tentakulat e tij mblidhen.
  • Veprimi do të jetë ky:e kapim nga koka e zhytim, e nxjerrim dhe këtë veprim e bëjmë 3 herë. Më pas oktapodin e lemë për të zier 40-45 minuta (40 minuta për kilogram).
  • Pasi oktapodi ka zier e vendosim në një enë të kulloj uji. Oktapodin e zier e presim duke filluar nga koka, pastaj pjesën tjetër duke i lënë këmbët pak më të gjata. Pjesët e prera i hedhim në një enë,ku shtojmë majdanozin e prerë hollë, limon, vaj ulliri dhe i përziejmë. Ndërkohë që oktapodi marinohet merremi me patatet.
  • Lajmë patatet dhe i vëmë për të zier në një enë me ujë të bollshëm. Pasi ziejnë patatet i kullojmë ujin, i qërojmë, i presim në forma kubike dhe i hedhim në enën ku kemi oktapodin.
  • E përziejmë të bashkohen shijet dhe e servirim oktapod me patate në pjatanca duke shtuar edhe feta limoni.

Lexoni recetat për oktapod dhe karkaleca ose si të gatuajmë gaforre

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë me rrepa të kuq e mollë

Panxhari sheqerit ka shumë kalori pasi është shumë i pasur me karbohidrate. është shumë i mirë për shëndetin tonë sepse ka një efekt terapeutik. Në vendin tonë, për fat të keq, kjo lloj perime nuk gjen një përdorim të gjerë. Këshillohet përdorimi i panxharsheqerit pasi shkenca ka vërtetuar se në ato vende ku konsumimi i tij është më i lartë, është më i ulët zhvillimi i sëmundjeve të këqija në zorrë. Kjo recetë që ne propozojmë është një sallatë e freskët, e shpejtë që mund të shoqërojë pjata të dyta.