Ëmbëlsirë pa pjekje me çokollatë

Shpesh herë duhet të provojmë edhe receta si kjo ëmbëlsirë pa pjekje me çokollatë. Përgatitja është e thjeshtë dhe e shpejtë. Kemi përdorur biskota por mund ti zëvendësoni edhe me pandispanjë.

Ëmbëlsirë pa pjekje me çokollatë

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: biskota
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 500 gr biskota
  • 150 gr çokollatë
  • 200 gr krem djathi
  • 100 gr arra të grira
  • 3 filxhan kafe ekspres
  • 3 lugë të vogla marsala pije alkoolike ose brandy

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë pa pjekje me çokollatë, në fillim duhet të shkrijmë çokollatën në banjë-maria. Vendosim ujë në një enë dhe sipër vendosim një enë tjetër me çokollatën brenda. E lëmë derisa të shkrihet.
  • Bashkojmë kremin e djathit me çokollatën dhe e përziejmë mirë. Kremi për mbushjen është gati. Vazhdojmë me përgatitjen e pjesës tjetër të ëmbëlsirës.
  • Biskotat i zhytim pak në kafe ku kemi hedhim disa lugë të vogla brandy dhe i lyejmë me kremin e përgatitur. I bashkojmë të gjitha biskotat bashkë duke vendosur nga një shtresë çokollatë në mes. Biskotat i rradhisim në një pjatë të gjatë.
  • Pasi kemi vendosur të gjitha biskotat anash i lyejmë më kremin e ngelur. Gjithashtu të gjitha bordet i spërkasim me arra të grira. Hedhim arra edhe sipër.
  • Ëmbëlsirë pa pjekje me çokollatë është gati. E lëmë për të paktën 1 orë në frigorifer dhe më pas e presim në feta.

Receta për biskota me shije limoni, biskota me mollë ose biskota çaji.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Profiterol me çokollatë

Profiteroli me çokollatë është një nga ato ëmbëlsirat që kur fillon ti provosh nuk do të mbarosh. Kjo ëmbëlsirë ka një bazë me pasta shu me të cilën krijojmë bigné të vogla dhe me mbushje çokollate.

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Trilece

Trilece është një ëmbëlsirë shumë e mirë sidomos për fëmijët. KJo lloj ëmbëlsire është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe thuhet që origjinën e ka pikërisht atje, nga merr edhe emrin 'tres leches', ( dmth. tre lloj qumështi). Trilece është një pandispanjë e lagur me qumësht dhe me karamel