Ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara

Ëmbëlsirë me banane të karamelizuara në pamje dhe shije fantastike. Kjo tortë e kthyer me banane është e butë dhe e përsosur për ta shërbyer për mëngjes ose si ëmbëlsirë me çaj. Në vijim varianti i recetës tonë, për të përgatitur këtë ëmbëlsire me banane.

Ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara

Prep Time20 minutes
Cook Time35 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: caramel, embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 380kcal

Përbërësit

  • 6 banane
  • 150 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer
  • 2 kokrra vezë
  • 200 ml qumësht
  • 180 gr miell
  • 1 pako fryrës për ëmbëlsira
  • 1 pako vanilje
  • lëkurë portokalli

Për karamelin

  • 1 lugë gjalpë brum
  • 200 gr sheqer

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara, bananet duhet të jene të verdha dhe jo jeshile. Në këtë mënyrë do të kemi një ëmbëlsirë shumë të mirë.
  • Në fillim përgatitim karamelin. Në një enë të vendosur në zjarr hedhim 1 lugë gjalpë e lemë të shkrijë dhe shtojmë sheqerin. E trazojmë shpesh sa sheqeri të shkrijë dhe të marri një ngjyrë të verdhë.
  • Karamelin e hedhim në tavën e kekut të lyer me gjalpë. Më pas bananet i presim në rripa për së gjati dhe i radhitim sipër tavës ku hodhëm karamelin. Në fakt këtë ëmbëlsirë do e kthejmë nga poshtë lartë.
  • Në një enë qelqi hedhim gjalpin në temperaturë ambienti, sheqerin dhe e përziejmë me rrahës sa të shkrijë sheqeri. Më pas shtojmë dy banane, vezët një e nga nja duke vazhduar përzierjen e masës.
  • Pasi e shikojmë që vezët janë përzier mirë shtojmë qumështin në temperaturë ambienti dhe lëkurën e portokallit të grirë në rende.
  • Miellin, fryrësin, vaniljen i përziejmë bashkë dhe i shtojmë pak nga pak duke i trazuar.
  • Gjithë masën e ëmbëlsirës e hedhim sipër bananeve që kemi vendosur mbi karamel duke e hapur me kujdes në të gjithë tavën.
  • Ëmbëlsirë e kthyer me banane të karamelizuara e pjekim në furrë të para ngrohur në 180° për 30-35 minuta. Pastaj e lemë kekun edhe 10 minuta në furrë të fikur.
  • Ëmbëlsirën me banane të karamelizuara e kthejmë në pjatë ku pjesa e poshtme del sipër.
  • E presim në copa dhe e shërbejmë.

Receta të tjera me banane:

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.

Fiq të thatë – Pestil

Fiq të thatë në shtresa të holla, ose ndryshe pestil fiku. Pestili është një recetë e vjetër e zonave juglindore të Shqipërisë. Pestiln mund ta përgatitim me çdo lloj fruti. Për përgatitjen e pestilit përdoret fiku i ëmbël i muajit Gusht.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.