Bukë Shtëpie me lëng molle e shijshme dhe shumë e butë

Bukë Shtëpie me lëng molle është një recetë që mund ta përgatiti çdo kush nga ju. Përgatitje e kësaj buke në shtëpi është e thjeshte dhe mjafton të ndiqni hapat e procesit si në video.

Bukë Shtëpie me lëng molle

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Resting3 hours
Total Time4 hours
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 280 ml ujë
  • 1 kokërr mollë lëngu
  • 10 gr maja birre
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • 10 gr kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Për përgatitjen e bukë shtëpie mund të bëjmë dhe një përzierje me miellra të ndryshëm. Kjo recetë është e përshtatshme me çdo miell të pasur me gluten.
  • Në fillim përziejmë në një enë të vogël majanë me sheqerin dhe hedhim 20 ml ujë të ngrohtë. I lëmë për disa çaste. Ndërkohë nxjerrim lëngun e 1 molle dhe e bashkojmë me ujin.
  • Hedhim miellin në enë të bollshme dhe shtojmë majanë tashmë të tretur. E trazojmë miellin dhe shtojmë ujin me lëngun e mollës pjesë pjesë.
  • Ne kemi përdorur lëngun e 1 molle biologjike te përzier me ujë. Molla me ëmbëlsinë e saj do të ndihmojë majanë të zhvillohet më mirë.
  • Nëse jeni duke përgatitur bukën me miell të fortë, mund të jetë e nevojshme të shtoni dhe pak më shumë ujë.
  • Ngjeshim mirë brumin për disa minuta dhe shtojmë dhe 10 gramë kripe.
  • Ne hapim tjetër transferojmë brumin e bukës ne tavolinën e punës. Spërkasim pak miell dhe vendosim brumin për ta ngjeshur.
  • E punojmë për disa çaste duke e palosur derisa masa të jetë homogjene.
  • Brumin e transferojmë ne enën e mëparshme dhe e leme të pushoje për 30 minuta në një temperature 26°C.
  • Pasi brumi ka pushuar, e ngjeshim disa here ne enë duke kapur anët dhe duke e palosur në brendësi.
  • E sistemojmë dhe e lemë përsëri të pushoje për 30 minuta të tjera në temperaturë ambienti 26°C. Brumin e mbulojmë sipër më qeske kuzhine.
  • Pasi brumi ka pushuar për herën e dyte, e transferojmë ne tavolinën e punës dhe i japim formën e tavës ku do e pjekim. duhet te mundohemi mos ta punojmë shumë.
  • Vendosim brumin në tavën e bukës të lyer me vaj ulliri.
  • Tavën me brumin e bukës e mbulojmë dhe leme të pushoje për 2 orë ose derisa masa të dyfishohet.
  • Pjekim bukën në furrë të nxehtë në temperaturën 200 për 30 minuta.
  • Buka është pjekur. E nxjerrim nga tava dhe e lëmë të kullojë.

Ju bëftë mirë!

Recetë tjetër si të përgatisim bukën në shtëpi. Lexo gjithashtu bukë me arra.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Khachapuri

Khachapuri (Chaczapuri) është një pjatë tjetër tradicionale gjeorgjigjiane. Mënyra e gatimit dhe e formës që i jepet mund të ndryshojë nga krahina në krahinë. Zakonisht mbushet me djathë tipik të zonës, vezë dhe përbërës të tjerë.

Petulla me maja – Coccoli

Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.

Pite të mbushura

Pite të mbushura është një mënyrë tjetër e të përgatiturit të piteve në tigan. Sot kemi paraqitur recetën e përgatitjeve të pite të mbushura dhe që piqen në furrë. Amvisat tona, pitet i bëjnë në tigan dhe kjo është një recetë për tu provuar.