Spaghetti me domate dhe borzilok është një pjate tipike e kuzhinës italiane. Përgatitur më pak përbërës por të freskët, kjo pjatë e parë është e thjeshtë për tu përgatitur dhe e shpejtë.
Spaghetti me domate dhe borzilok
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal
Përbërësit
- 700 gr domate të freskëta
- 320 gr spaghetti
- borzilok
- 1 thelbi hudhër
- vaj ulliri ekstra i virgjër
- kripë
Përgatitja
- Për spaghetti me domate, nisim duke venë ujin e makaronave të ziej. Hedhim në një tenxhere ujë të bollshëm dhe e vendosim në zjarr. Nuk i hedhim kripë.
- Ndërkohë përgatisim salcën e makaronave. Ndajmë domatet në mes dhe i heqim farat. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe një thelbi hudhër. Bashkojmë domatet dhe pak kripë. I lëmë në zjar rreth 10 minuta. Më pas domatet i kalojmë në enën për ti hequr lëkurën.
- Pasi uji për makarona ka zier, hedhim kripë dhe më pas hedhim makaronat. I lëmë në zjarr rreth 10 minuta (ose në varësi të udhëzimeve në pakon e makaronave). Pasi kanë zier i kullojmë nga uji dhe hedhim në to salcën e përgatitur më parë.
- E vendosim 2 minuta në zjar nëse është shumë e ujshme dhe shtojmë disa gjethe borzilok.
- Shërbejmë spaghetti me domate dhe borzilok nëpër pjata dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe djathë të grirë sipër.
Receta për makarona në furrë