Panine me çokokrem shumë të buta

Panine me çokokrem janë shumë të mirë dhe të butë. Mbushja me çokokrem i jep akoma më shumë shije dhe aromë. Ideale për pasditeve apo thjesht ti shijojmë si një ëmbëlsirë ndryshe.

Panine me çokokrem

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting1 hour
Total Time1 hour 40 minutes
Course: Bread
Cuisine: Italian
Keyword: buke
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 200 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë çaji maja birre
  • 250 gr çokokrem

Përgatitja

  • Ndiqni video recetën për të përgatitur panine me çokokrem.
  • Në një gotë hedhim majanë, 1 lugë sheqer, 3 lugë qumësht të vakët, i trazojmë dhe e lemë për 10 minuta të vijë majaja.
  • Në një enë qelqi hedhim miellin duke e hapur në mes ku shtojmë me radhë përbërësit, majanë e shkrirë, qumështin e vakët, gjalpin e shkrirë por të vakur, sheqer, 1 vezë.
  • Të gjitha masat i përziejmë me dorë ose me një robot kuzhine. Më pas masën e vendosim mbi tavolinën e punës dhe e punojmë për gati 10 minuta.
  • Brumin e punuar e vendosim përsëri në enën e qelqit i bëjmë një kryq në mes me anë të thikës. Brumin e mbulojmë dhe e lemë në një vend të ngrohtë për gati 1 orë, sa brumi të dyfishohet.
  • Pasi brumi ka ardhur e vendosim mbi tavolinën e punës, e ngjeshim për 2 minuta dhe e ndajmë në 2 pjesë. Marrim një pjesë dhe e hapim si petë e trashë me anë të pecit. Petën e ndajmë në 12 pjesë të barabarta. Në çdo pjesë vendosim nga 1 lugë çaji çokokrem.
  • Marrim e i bashkojmë të katër cepat e petës së vogël dhe i mbështjellim si boçe. (Për më shumë shikoni video recetën)
  • Këto boçe i vendosim në një tavë ku kemi vendosur një letër kuzhine. Pasi e përfundojmë të gjithë brumin duke e mbështjellë si boçe me çokokrem, tavën me panine me çokokrem e lemë të pushojë për gati 1 orë.
  • Pas 1 ore panine me çokokrem sipër i lyejmë me të verdhën e 1 veze. Tavën e futim në furrë të para ngrohur në temperaturën250° për gati 20 minuta. Tavën e lemë në furrë të fikur edhe për 15 minuta.
  • Panine me çokokrem janë gati. Presim të ftohen pak dhe i shkëpusim nga tava një e nja një.

Receta për panine për hamburger, pogaca dhe panine me qumësht.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur.

Sheqerpare me kakao

Sheqerpare me kakao është një version ndryshe i recetës për sheqerpare. Zëvendësimi i miellit me kakao do i japi sheqerpares atë ngjyrë kafe dhe një shije të veçantë.

Receta per Reçel Kumbulle

Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Dita fillon mirë nëse hamë një mëngjes të shijshëm e të shëndetshëm. Një fetë buke me reçel kumbulle të përgatitur nga vetë ne është ideale për të filluar ditën

Receta per Tiramisu

Tiramisuja është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme. Ka shumë legjenda për origjinën e tiramisusë, por ajo që ka rëndësi është fakti që kjo lloj ëmbëlsire është dhe do të mbetet një nga ëmbëlsirat më të mira italiane.