Liker luleshtrydhe

Liker luleshtrydhe i përgatitur në shtëpi pa konservues dhe kimikate të dëmshme. Ka shume pije me esencë luleshtrydhe në treg, por ja vlen mundimi të përgatisni në shtëpi këtë pije të veçantë me shije luleshtrydhe.

Liker Luleshtrydhe

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Albanian
Keyword: pije
Sasia: 4 shishe
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 300 gr luleshtrydhe
  • 200 ml alkool
  • 300 ml ujë
  • 180 gr sheqer

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë pije liker luleshtrydhe, pastrojmë luleshtrydhet nga bishat, i lajmë në ujë të rrjedhshëm dhe i presim në kubik.
  • Luleshtrydhet e prera i vendosim në një vazo të sterilizuar ku shtojmë edhe alkoolin.
  • E mbyllim mirë dhe lemë për 7 ditë luleshtrydhet së bashku me alkoolin. Gjatë kësaj kohe vazon e tundim shpesh herë, që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e vet në alkool. Pas 7 ditësh, në një tenxhere ziejmë ujin me sheqerin për të bërë sherbetin.
  • E lemë sherbetin të ftohet dhe hedhim në të luleshtrydhet me alkoolin. E trazojmë, duke e lënë për 5 minuta të tjera të gjithë përbërësit bashkë. Më pas i kullojmë dhe pijen e hedhim në shishe të kulluar.
  • Liker Luleshtrydhe është gati, presim disa ditë dhe e shërbejmë.

Pije kundër plakjes

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Limonadë me Luleshtrydhe

Thjeshtësia e pijeve freskuese ka lënë mënjane shijen natyrale të limonadës. Mjaftojnë disa hapa të thjeshtë për të rikthyer atë freski që limonada dhuron. Në këtë recetë do të përgatisim një limonadë me shije luleshtrydhe.

Çaj trëndafili të egër

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët mjekësore më të çmuara për vlerat e forta shëndetësore. Ai është një bimë që rritet në shkurre, sidomos në pjesët kodrinore të Shqipërisë.

Pjeshkë në verë

Pjeshkat të vendosura në verë kanë një shije me të vërtetë të mrekullueshme. Edhe vera është shumë e veçantë pasi ka marrë gjithë aromën e pjëshkëve. Zakonisht janë vetëm keta dy përbërës të kësaj recete, por nëse dëshironi mund të shtoni edhe karafil ose kanellë.

Si të përgatisim një Cocktail Mojito

Nëse sonte keni zgjedhur të rrini në shtëpi, mund shijoni këtë cocktail pas darkës dhe në sfond muzika juaj e preferuar pse jo dhe ndonjë shoqëri e këndshme. Mojito është një cocktail (long drink) alkolik me origjine kubane. Baza përbëhet nga rumi dhe shoqërohet me gjethe mente e cila i jep atë shije karakteristike.