Krapfen – Berliner Receta Origjinale

Krapfen apo Berliner është një ëmbëlsirë tipike e Gjermanisë. Këto pjesë të rrumbullakëta brumi të ardhura skuqen direkt ne vaj të nxehte sipas recetës origjinale dhe sipër i spërkatet sheqer pluhur. Në brendësi mund të mbushem me krem ose me marmelatë.

Krapfen

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Resting1 hour 30 minutes
Total Time2 hours 20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 600 gr miell i fortë
  • 200 gr qumësht
  • 2 kokrra vezë mesatare
  • 90 gr sheqer
  • 40 gr gjalpë i shkrirë
  • 40 gr gjalpë temperaturë ambienti
  • 20 gr rum
  • 16 gr maja birre maja për bukë
  • 10 gr kripë
  • 5 gr esencë vanilje
  • 150 gr krem pastiçier
  • 50 gr sheqer pluhur
  • 200 ml vaj për skuqje

Përgatitja

  • Për të përgatitur krapfen duhet të zgjedhim llojin e miellit të fortë me shumë gluten.
  • Fillojmë duke shkrirë majanë e birrës (fryrës) në qumështin e vakët. Pasi ka shkrirë komplet shtojmë rreth 200 gr miell. E trazojmë mirë brumin e formuar dhe e vendosim enën të pushojë në furrën e sobës për 30 minuta.
  • Ndërkohë në një enë rrahim vezët së bashku me sheqerin. Marrim brumin e formuar dhe fillojmë ta punojmë duke hedhur pak nga pak miell. Hedhim në të edhe vezët e rrahura me sheqerin dhe vazhdojmë ta ngjeshim. Hedhim here pas here miell. Pasi kemi përfunduar miellin, shtojmë në fund kripën se bashku me pak rum dhe esencë vanilje.
  • Në hapin tjetër shtojmë gjalpin. Në fillim hedhim gjalpin e shkrirë dhe me pas gjalpin në temperaturë ambienti. Vazhdojmë të punojmë masën derisa i gjithë brumi të jetë elastik.
  • Mbulojmë masën e brumit për krapfen dhe e lëmë të trefishoj volumin.
  • Pasi është rritur volumi e kthejmë brumin në tavolinën e punës dhe e palosim në tre pjesë. E hapim në petë të trashë dhe me ndihmën e disku presim brumin në rrathë me diametër 8 cm. I vendosim në një tavë dhe i lëmë të fryhen.
  • Vendosim një tigan me vaj te bollshëm në zjarr. Temperatura duhet te jete rreth 180 °C. Provojeni me një copë brumi. Zhytim me kujdes për të skuqur pjesët e brumit të fryra. Pas pak çastesh i kthejmë të skuqen edhe nga ana tjetër.
  • Heqim krapfen dhe i vendosim në një letër për ti thithur vajin. Më pas me një xhep pastiçeri i mbushim me krem dhe sipër ëmbëlsirave hedhim sheqer pluhur.
  • Krapfen janë gati për tu shërbyer.

Receta per krapfen me nutella

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me dy ngjyra

Kek me dy ngjyra lë të kuptosh se duhet të përgatisim dy brumëra të ndryshëm, por në fakt kombinimi i ngjyrave është vetëm në fund. Le të shikojmë së bashku përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.

Ëmbëlsira për karnavale – Chiacchiere

Kjo recetë ëmbëlsira për karnevale është një nder ëmbëlsirat më të njohurat në Itali në periudhën e festës. Bëhet fjalë për një recetë shumë të thjeshtë ku përbërësit kryesor janë mielli dhe veza. Pas skuqjes mjafton pak sheqer pluhur dhe shërbe