Bukë me arra përgatitur në shtëpi

Një recetë si mund të përgatisni bukë me arra në shtëpi. Përgatitja e bukës në shtëpi në këtë periudhe mund të jetë shumë e nevojshme dhe për faktin se të dalim nga shtëpia krijon rrezik për shëndetin. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por duhet të bëni kujdes në kohët e ardhjes së brumit.

Bukë me arra

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Resting2 hours 30 minutes
Total Time3 hours 30 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 8 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 200 gr miell 00
  • 200 gr miell semola
  • 200 ml ujë
  • 100 ml qumësht
  • 2 lugë gjellë vaj ulliri
  • 1 lugë çaji sheqer ose mjaltë
  • 15 gr maja birre për fryrje
  • 1 lugë çaji kripë
  • 150 gr arra të qëruara

Përgatitja

  • Për të përgatitur Bukë me arra, fillojmë duke ngrohur pak ujin.
  • Në një enë qelqi hedhim gjysmën e ujit të vakët, maja, dy lugë miell gr miell 00, sheqer ose mjaltë dhe e trazojmë me anë të një luge. E përziejmë mirë dhe e mbulojmë me një kapak dhe e vendosim në furrë të vakët për 30 minuta.
  • Marrim masën e formuar dhe e hedhim në një enë më të madhe. Shtojmë pjesën e ujit të mbetur, qumështin, vajin e ullirit, miellin e mbetur, kripën dhe i përziejmë mirë masat në enë. Më pas brumin e vendosim mbi banak duke e spërkatur me miell dhe e punojmë me dorë për gati 10 minuta.
  • Pasi e kemi punuar brumin hedhim arrat dhe e punojmë edhe pak sa të shpërndahen arrat në të gjithë masën e brumit. Brumin e bëjmë top e vendosim në enë, e mbulojmë dhe e vendosim në furrë pak të ngrohur për 30 minuta.
  • Më pas brumin e vendosim përsëri mbi banak e punojmë shumë pak për gati 2 minuta dhe e lemë të pushojë, në furrë. Kjo gjë përsëritet 3 herë.
  • Herën e fundit brumin e vendosim në tavën e pjekjes. Këtë herë e lemë të pushojë për gati 2 orë.
  • Më pas bukën me arra e pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë për 30 minuta. Bukën e lemë dhe 20 minuta në furrë të fikur. (Nëse bukën e duam kërce sipwr në furrë vendosim një enë me ujë të nxehtë).
  • Buka me arra është gati. E presim në feta dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Receta për bukë integrale, buke e thjeshtë ose shkopinje bukë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.

Si të përgatitim Tahini

Tahini është një përbërje e kuzhinës mesdhetare dhe asaj të lindjes së mesme. Tahini përdoret si bazë për receta të ndryshme apo dhe për dekor të pjatës. Ka një shije karakteristike ku dominon fara e susamit i cili është dhe përbërësi kryesor.