Dëshironi të humbisni peshë, por nuk doni të merreni me ushtrime të lodhshme? Këtu janë 10 mënyra se si mund të humbisni peshë në mënyrë natyrale pa dietë apo stërvitje! Ju mund të na falënderoni kur jeni disa kilogram më pak!
1- Përdorni pjata më të vogla, veçanërisht kur hani ushqim jo të shëndetshëm
Përdorimi i një pjate më të vogël jep iluzionin se madhësia e porcionit është më e madhe, duke mashtruar trurin tuaj që mendon se jeni duke ngrënë më shumë se sa duhet.
Si të ushqehemi shëndetshëm
2- Përtypni ushqimin ngadalë dhe mirë
Duke i dhënë trurit tuaj kohën për të përpunuar ushqimin që po hani ndihmon të ndiheni të ngopur me një sasi më të vogël ushqimi.
Ushqimet e ngrëna shpejt kanë tendencë të shtojnë më shumë peshë edhe pse janë me të njëjtën sasi.
3- Mbani ushqimet e pashëndetshme atje ku nuk mund ta shihni
Nëse shikoni shpesh ushqimet e pashëndetshme mund të shkaktojë neps dhe kështu të çojë në kequshqyerje. Përpiquni të mbani afër ushqime të shëndetshme si frutat, në mënyrë që ti konsumoni kur jeni të uritur.
4- Hani më shumë proteina
Proteina mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur, të frenoni urinë dhe nga ana tjetër t’ju ndihmojnë të konsumoni më pak kalori. Kjo për shkak se proteina ndikon në hormonet që luajnë rol të rëndësishëm për urinë dhe ndjesinë e të qënit i ngopur.
6 Proteina dhe vitamina per flokët tuaj
5- Shtoni konsumimin e fibrave
Fibrat formojnë një xhel kur janë në kontakt me ujin, i cili ndihmon që jashtëqitjet të formohen më mirë dhe ndihmojnë për një lëvizje të shëndetshme të zorrëve.
6- Ju tashmë e dini këtë… Pini ujë
Nëse pini rreth gjysmë litër ujë para një vakt, ajo zvogëlon urinë dhe ju ndihmon të konsumoni më pak kalori.
7- Fikni mjetet elektronike gjatë vaktit
Shikimi i TV ose luajtja e lojërave elektronike ndërsa hani mund t’ju bëjë që të hani më shumë. Është më mirë t’i kushtoni vëmendje asaj që jeni duke ngrënë për të mos fituar më shumë peshë.
8- Flini mirë
Mungesa e gjumit çrregullon të gjithë funksionet e trupit tuaj duke prishur hormonet që rregullojnë oreksin si leptin dhe grrelin. Kjo mund të rrisë dëshirat për produkte të caktuara, shpesh të pashëndetshëm dhe të shtojë urinë, të cilat çojnë në shtimin e peshës.
Vitamina për një gjumë më të mirë
9- Mundohuni të mos stresoheni
Bëni një frymëmarrje të thellë, të përditshme dhe përpiquni të mos stresoheni për gjërat që nuk mund ti keni nën kontroll.
10- Shërbeni ushqimin e pashëndetshëm në pjatë të kuqe
Pse? Sepse ngjyra e kuqe shoqërohet me ndalimin, alarmin ose rrezikun. Truri juaj është mësuar aq shumë me këtë ngjyrë sa i duket si një “Jo” e madhe ndaj gjithckaje, gjithashtu mund t’ju kufizojë të konsumoni ushqimet e skuqura që janë shtesë në tavolinë, sigurisht nëse shërbehen në një pjatë të kuqe!