Teknika për të hequr kilet e tepërta

Ju mund të humbisni peshë duke bërë ndryshime të vogla në dietën dhe stilin e jetës tuaj. Është më mirë të humbisni peshë gradualisht – në këtë mënyrë do keni më shumë mundësi për të qëndruar me kilogram më pak për një kohë të gjatë.

Si ta kuptoj nëse kam nevojë të humbas peshë?

Ju mund të zbuloni nëse jeni mbipeshë duke llogaritur indeksin e masës suaj trupore (BMI). BMI juaj përdor gjatësinë dhe peshën tuaj për të kuptuar nëse jeni me peshë normale.

Të kesh një BMI në kategorinë e mbipeshës ju vë në rrezik duke shtuar probleme shëndetësore siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

  • Pesha normale ose e shëndetshme – një BMI nga 18.5 në 24.9.
  • Mbipesha – një BMI prej 25 deri 29.9.
  • Obez – një BMI prej 30 ose më shumë.

Arsyet kryesore pse nuk po humbisni peshe?

Matja e belit për të kuptuar peshën normale.

  • Burra = Më pak se 94 centimetra
  • Gratë = Më pak se 80 centimetra

Si mund të humbas peshë në mënyrë të sigurt?

  • Filloni duke bërë të mundur që të humbisni 5-10% të peshës aktuale të trupit tuaj.
  • Synoni të humbni rreth 0.5 kg (1lb) në javë.
  • Kjo humbje graduale e peshës mund të arrihet duke ngrënë më pak kalori sesa hani normalisht në përditshmëri dhe duke qenë më aktiv.

Çfarë duhet te konsumojmë pas palestrës.

Pse duhet të synoj të humbas 5 ose 10% të peshës time, kjo duket si një sasi e vogël?

Humbja 5-10% e peshës suaj ka shumë përfitime shëndetësore. Ju mund të shihni përmirësime në presionin e gjakut, kolesterolin dhe sheqernat në gjak. Kjo mund të ulë rrezikun e zhvillimit të:

  • presionit të lartë të gjakut
  • sëmundje të zemrës
  • infarkte
  • diabet
  • kancer të ndryshme

Si te bini nga pesha me dietën Keto!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

5 këshilla të vlefshme para se të bëni pazar

Të gjithë kemi jetë të ngarkuar dhe gjetja e kohës për të ngrënë shëndetshëm, si familje mund të jetë një sfidë më vete. Me një planifikim të thjeshtë kur bëni pazar, mund të ndihmoni veten me zgjedhjen e një ushqimi të shëndetshëm dhe gjithashtu mund të kurseni shumë para.