Si të përfshini kërpudhat në dietën tuaj?

Kërpudhat kanë vlera të dobishme për shëndetin. A doni të dini se si mund ta shtoni këtë ushqim të shijshëm në dietën tuaj? Këtu janë disa nga rekomandimet tona.

Ju mund të bëni përgatisni kërpudha në pak vaj dhe shtoni erëza sipas dëshirës për ti vendosur në anë të pjatës si shoqërues për mishin.
Mund ti shtoni kërpudhat në sandviçin, pica, oriz, makarona ose gatime të tilla.
Mund të konsumoni kërpudha duke i shtuar në gatime me përbërës të tjerë si bizele ose mish pule.
Ju mund të mbushni dhe të piqni kërpudha dhe t’i konsumoni si meze.
Mund t’i prisni në kubikë dhe t’i shtoni në omëletë.

Receta gatimi me Kërpudha

Filetë me kërpudha dhe pana

Fileto e mishit të viçit e gatuar me kërpudha e pana është një pjatë e shijshme. është e thjeshtë në gatim e që të keni një rezultat fantastik duhet të keni parasysh të zgjidhni mishin me cilësi të lartë.
Lexo recetën e plotë

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha (rizoto me kerpudha) është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të tolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë rizoto me kerpudha është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm.
Lexo recetën e plotë

Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash – MasterChef Albania

Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar. Megjithatë këtë pjatë e përfundova me sukses. Kjo recetë është një tavë me kërpudha e pjekur në furrë dhe e shoqëruar me një salcë djathërat me shafran.
Lexo recetën e plotë

Vazhdoni lexoni përfitimet shëndetësore të kërpudhave.

1. Kërpudhat forcojë kockat dhe dhëmbët

Kalciumi është një nga lëndët ushqyese më të rëndësishme për kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm. Kërpudhat janë të pasura me kalcium dhe një konsumimi i rregullt i këtij super ushqimi mund të bëni të mundur forcimin e kockave dhe dhëmbëve tuaj dhe të ul shanset për dhimbje në nyje, osteoporozë dhe kushte të tjera të tilla shëndetësore.

A e dini cilat janë shqimet ideale për Kocka te forta

2. Mund të ndihmojë parandalimin e kancerit

Prania e beta-glukansit dhe acidit linoleik në kërpudha u jep atyre veti anti-kancerogjene, të cilat dihet se parandalojnë lloje të ndryshme të kancereve si kanceri i gjirit dhe kanceri i prostatës. Sasia e shtuar e estrogjeneve në trupin e një gruaje, veçanërisht pas menopauzës, rrit shanset për të zhvilluar kancer të gjirit.

3. Ndihmon në ruajtjen e peshës

Ushqimi i kërpudhave mund të mbajë nën kontroll peshën tuaj, sepse përmban më pak kalori. Kërpudhat ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit dhe prania e Vitaminës B ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve në energji. Ato janë gjithashtu të pasura me Vitamina B2 dhe B3 të cilat ndihmojnë në metabolizimin e yndyrave dhe proteinave në trup.

Mëso si te hiqni kilet e tepërta

4. Kërpudhat ndihmojnë në presionin e ulët të gjakut

Rritja e presionit të gjakut mund të çojë në lloje të ndryshme të sëmundjeve shëndetësore. Sidoqoftë, kërpudhat mund të ndihmojnë në menaxhimin e tensionit tuaj. Kjo për shkak se kërpudhat përmbajnë një sasi të madhe kaliumi dhe ky mineral ndihmon në lehtësimin e tensionit në enët e gjakut dhe uljen e shanseve për të pasur presion të lartë të gjakut.

Vlera ushqyese e kërpudhave

Këtu janë disa lëndë ushqyese të rëndësishme, të pranishme në kërpudha:

  • Total fat 0.3 g
  • Sodium 5 g
  • Carbohydrates 2.5 g
  • Protein 2.3 g
  • Potassium 220.3 g
  • Fibre 0.8 g
  • Calories 16

Tabela e mësipërme ka vlerat e përafërta në 1 gotë kërpudha të papërpunuara të copëtuara (70-80 gram).

Përfitimet shëndetësore te majdanozit

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like