Si të gatuajmë Pilaf me Karota dhe Bizele

Pilaf me karota dhe bizele është një pjatë e parë delikate dhe i shijshëm në të njëjtën kohë. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe në pak minuta pilafi është gati.

Pilaf me karota dhe bizele

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: oriz
Sasia: 2 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 200 gr oriz
  • 400 ml ujë të nxehtë ose lëng mishi
  • 500 gr bizele
  • 300 gr karota
  • 10 ml vaj ulliri
  • 10 gr kripë
  • 5 gr piper

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë pjatë me pilaf me karota dhe bizele duhet te bëjmë kujdes në zgjedhjen e orizit. Ai duhet të jetë kokërr plotë dhe ideal për pilaf.
  • Lajmë bizelet i kullojmë, pastrojmë karotat i presim në kubik. Mund të përdorim edhe karota të vogla. Bizelet dhe karotat i hedhim në një enë me ujë, kripë dhe i ziejmë për 5 minuta. Pasi ziejnë perimet i kullojmë nga uji.
  • Kaurdisim orizin për 5 minuta në zjarr të ngadalshëm. Më pas i shtojmë lëngun e perimeve duke hedhur dyfishin e orizit. Enës i vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr të avashëm për 10 minuta.
  • Pasi e heqim orizin nga zjarri e përziejmë me perimet, i shtojmë pak piper sipas dëshirës dhe e servirim.

Pilaf me karota dhe bizele është gati, ju bëftë mirë!

Lexo Recete për Oriz me domate ose pilaf

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.

Rizoto me Shafran

Rizoto me shafran është një pjatë tipike e qytetit të Milano, Itali. Shafrani është një erëz e njohur që në antikitet. Përveçse ngjyrës ai lëshon edhe një aromë karakteristike që bashkuar me orizin cilësor Olim, bëjnë këtë pjatë të parë shumë të shijshme.

Sallatë gruri

Sallata e grurit është një pjatë e freskët, ideale për stinën e verës. është një pjatë e ftohtë të cilën mund ta përgatisim edhe disa orë përpara se ta shërbejmë. Në këtë recetë ne kemi zgjedhur të përziejmë grurin me djathë, domate të freskëta e ullinj, por secili nga ju mund ta përziejë me gjithçka që dëshiron, sipas dëshirës e fantazisë suaj.