Si të gatuajmë Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.

Patate në furrë

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Side Dish
Cuisine: Global
Keyword: perime
Sasia: 6 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 1 kg patate
  • 2 degë rozmarinë
  • 2 degë trumzë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 50 ml vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 15 gr kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur patate në furrë në mënyrë të përsosur, si fillim fillojmë duke qëruar patatet dhe i presim sa më të mëdha të jetë e mundur.
  • Një ene me ujë të bollshëm e vendosim në zjarr dhe sapo uji fillon të ziej hedhim patatet. I lëmë në zjarr për të paktën 5 minuta.
  • Më pas patatet i kullojmë dhe i spërkasim sipër trumzë dhe vaj ulliri. Rregullojmë kripën dhe ndezim furrën në temperaturën 200° C.
  • Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe transferojmë patatet dhe sipër shtojmë dhe disa degëza rozmarinë të copëtuar së bashku me hudhër të pa copëtuar.
  • Patate në furrë duhet ti përziejmë çdo 15 minutash. I heqim pasi kanë marrë një ngjyrë të këndshme të artë.
  • Patate në furrë janë gati, i shërbejmë për të shoqëruar pjata me mish apo peshk.
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët. Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.

Speca me domate ne tigan

Speca me domate në tigan janë shumë të shijshme. Këto janë specat dhe domatet e fundit për këtë stinë. Speca me domate të gatuara në tigan është një nga ato pjatat që më çon pas në kohë, më sjell ndërmend fëmijërinë.