Rishikimi i sasive të porcionit tuaj është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta parandaluar këtë dhe të bini nga pesha. A e dini se nëse merrni 100 kalori shtesë në ditë mund të çojë në shtim në peshë prej 4.5 kg në vit? Pavarësisht nëse jeni duke ngrënë në shtëpi, duke ngrënë jashtë apo duke bërë pazar për ushqime, ne kemi këshillat e duhura për t’ju ndihmuar të merrni sasitë e duhura të ushqimeve.
Ushqimi në shtëpi
- Hani ngadalë
- Përdorni një pjatë më të vogël.
- Mbushni gjysmën e pjatës me perime ose sallatë sidomos në darkë.
- Në vend që të hani nga një pako e madhe, merrni një pjesë të vogël në një tas.
- Shërbeni ushqimin në pjata individuale për të shmangur marrjen e ushqimit tjetër.
- Ngrihuni nga tavolina dhe mbajeni veten të zënë në mënyrë që të mos tundoheni të ktheheni për më shumë ushqim.
- Shmangni ngrënien gjatë shikimit të TV pasi është e lehtë të mbi ushqeheni kur nuk jeni të përqendruar.
- Nëse ju shijon një ushqim i lehtë por me shumë kalori, konsumoni ato që vijnë me sasi të vogla, të paketuara (p.sh. një lugë akullore)
- Alkooli ndikon në marrjen e kalorive. Nëse kënaqeni me një gotë verë ose birrë të rastit, konsumoni një të vogël dhe jo të madhe, dhe kini kujdes me sasitë e alkoolit që mbani në shtëpi.
Teknika si të bini nga pesha
Ushqimi jashtë
- Nëse porosisni një ushqim me shumë kalori si pica ose patate të skuqura, porosisni një madhësi të vogël.
- Porosisni një gjysmë porcion, konsumoheni përpara vaktin tuaj kryesor dhe ëmbëlsirën ndajeni me dikë tjetër.
- Harrojeni ato që tha nëna juaj. Ju nuk duhet të përfundoni pjatën. Kërkoni një qese dhe çojini ushqimet e tjera në shtëpi :)
Vitaminat që ndihmojnë të bini nga pesha
Pazari për ushqimet
- Mos blini ushqimet që keni tendencë të mbi konsumoni. Bëni një listë në mënyrë që të blini vetëm ato që janë të nevojshme.
- Kontrolloni numrin e porcioneve në ushqime të para-paketuara – një paketim mund të përmbajë më shumë se një pjesë.
- Nëse jeni duke blerë ushqime gjysmë të gatshme blini madhësi për një porcion.
- Blini pjesë teke kështu që nuk do të tundoheni për të konsumuar madhësi të mëdha të ushqimeve.
Këshilla si të kryeni pazarin ideal të ushqimeve
Ushqimi fëmijëve
Mos harroni, fëmijët janë më të vegjël dhe nuk duhet të konsumojnë sasi të mëdha ushqimesh si të rriturit. Fëmijët dhe adoleshentët duhet të inkurajohen të provojnë gjithçka në pjatën e tyre, por sigurohuni që të vendosin ata kur janë të ngopur – kurrë mos i detyroni të përfundojnë të gjithë ushqimin në pjatë.
Bombica, recetë për femijë.