Kërpudhat janë shumë të dobishme për shëndetin. Ato kanë pak kalori, janë të pasura me vitamina dhe kanë një shije të mrekullueshme. Dhe pse kërpudhat nuk futen në kategorinë e perimeve, por ato përdoren dhe shërbehen si perime. Lexoni në vazhdim për të mësuar sesi kërpudha ndihmon dhe përmirëson shëndetin.
Mëso më shumë si te bini nga pesha!
1. Kërpudhat ndihmojnë në forcimin e imunitetit
Kërpudhat janë një mundësi e shkëlqyeshme ushqimore për forcimin e sistemit imunitar. Kërpudhat përmbajnë selen, i cili ndihmon në prodhimin e qelizave-T. Prania e fibrës beta-gluten në muret e kërpudhave ndihmon në luftimin e qelizave të kancerit dhe gjithashtu ndihmon në parandalimin e llojeve të ndryshme të tumoreve.
Supë me kërpudha
2. Nxit prodhimin e vitaminës D
Vitamina D është e rëndësishme për forcimin e kockave, kjo vitaminë është e nevojshme edhe për forcimin e sistemit imunitar dhe për të luftuar depresionin. Konsumimi i kërpudhave mund t’ju sigurojë Vitaminë D.
Oriz me kërpudha
3. Kërpudhat ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit
Kërpudhat përmbajnë enzima të caktuara dhe fibra dietike që janë të dobishme për ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit në trup. Prandaj, duke përfshirë këtë ushqim të mrekullueshëm në dietën tuaj, ju mund të zvogëloni shanset për të pasur sëmundje zemre, aterosklerozë, goditje në tru, etj. Ky ushqim është gjithashtu i pakët me karbohidrate dhe nuk përmban kolesterol apo yndyrë. Pra, hani kërpudha!
Kurorë pureje me kërpudha e salçiçe
Lexo ushqimet ideale kur jeni me grip
4. Kërpudhat mund të ulë rrezikun e diabetit
Duke qenë me sasi të pakta me karbohidrate, ky ushqim është ushqim ideal për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Kërpudhat mund të ndihmojnë në menaxhimin dhe uljen e niveleve të sheqerit në trup. Karakteristikat antibiotike të kërpudhave gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen e simptomave të diabetit në kontroll.
Kofshë gjel deti me kërpudha
5. Kërpudhat mund të kurojë aneminë
Anemia është një gjendje që karakterizohet nga nivel i ulët i hekurit në trup. Sidoqoftë, kjo gjendje mund të kurohet ose të tejkalohet duke shtuar ushqime që janë të pasura me hekur dhe kërpudhat janë një nga burimet më të pasura të hekurit. Nëse keni mungesë hekuri, duhen përfshirë kërpudhat në dietën tuaj në formën e supës me kërpudha ose forma të tjera mund të ndihmojnë në mënjanimin e gjendjes.
Mëso cilat janë përfitimet shëndetësore te qepëve