Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë

Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë është një tortë ideale për mëngjes, e cila qëndron e butë dhe aromatike. Përgatitja e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë, vetëm ndiqni këto hapa dhe përdorni mollë biologjike.

Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë

Prep Time35 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 15 minutes
Course: Breakfast, Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 10 persona
Kalori: 250kcal

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 3 kokrra mollë
  • 250 gr sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 70 gr gjalpë
  • 200 ml qumësht
  • 16 gr fryrës për ëmbëlsira
  • 1 kokërr limon

Përgatitja

  • Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë, fillojmë duke larë mollët pasi do ti përdorim pa qëruar dhe i presim në feta. Disa pjesë të mollës i presim në kubik të vegjël.
  • Vendosim fetat e mollës në një enë duke i hedhur sheqer sipër dhe shtrydhur lëngun e 1 limoni.
  • Në një enë hedhim të verdhat e vezëve se bashku me sheqerin. I rrahim derisa të arrijmë një masë të bardhë dhe me shkumë. Ndërsa të bardhat e vezëve i rrahim në një enë tjetër dhe e ruajmë masën në frigorifer.
  • Tek të verdhat e vezëve shtojmë miellin e situr më parë, gjalpin e shkrirë por të ftohtë edhe qumështin. I trazojmë më kujdes që të mos bjeri masa e brumit. Shtojmë në brendësi kubik molle dhe e trazojmë masën për ëmbëlsirë me qumësht. Shtojmë edhe fryrësin për ëmbëlsira se bashku me të bardhat e vezëve të rrahura më parë. Trazojmë mirë më kujdes të gjithë masën nga poshtë lartë.
  • Hedhim masën e përgatitur në një enë të lyer me pak gjalpë dhe miell. Diametri enës është i mjaftueshëm tek 24 cm.
  • Sipër vendosim pjesët e tjera të mollës duke i renditur sipas dëshirës.
  • Ëmbëlsirë me qumësht dhe mollë e pjekim në temperaturën 180 °C për të paktën 40 minuta. Përpara se ta heqim duhet të bëjmë provën me shkop nëse është pjekur.

Receta te tjera me molle: Petulla me molle, ëmbëlsirë me mollë, kek me molle.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel me Kajsi

Janë të shumta recetat për reçel në faqen e Arti Gatimit. Reçel me kajsi i shtohet kësaj liste. Për mëngjes kjo ëmbëlsirë do ju kapi ngarkesën e duhur për një ditë plot energji. Reçelin me kajsi mund ta përdorni edhe për përgatitjen e ëmbëlsira të ndryshe apo krostatave.

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.

Receta për Sultjash

E kush nuk e kujton këtë ëmbëlsirë dhe nuk e lidh me fëmijërinë. Sa e sa herë e kanë përgatitur për ne nënat tona. Mjafton pak përbërës dhe kemi një ëmbëlsirë të shijshme e të shëndetshme.