Pirja e ujit me limon dhe mjaltë mund të jetë shumë freskuese dhe qetësuese. Limoni dhe mjalti janë dy përbërës që janë të pasur me lëndë ushqyese që janë të dobishme për shëndetin. Një gotë me ujë të ngrohtë me mjaltë dhe lëng limoni përmirëson shëndetin tuaj të përgjithshëm.
1-Ndihmon në tretje
Problemet tuaja të tretjes do të marrin fund kur të filloni të pini lëng limoni me mjaltë çdo mëngjes. Ky lëng i shëndetshëm do bëjë që sistemi juaj tretës të funksionojë siç duhet. Përzierja e mjaltit dhe lëngu i limonit ndihmon në prodhimin e lëngjeve tretës si biliare dhe acide stomaku.
Ujë me limon për tu rikthyer në formë – Detox Water
2-Ndihmon në humbjen e peshës
Ashtu si çaji jeshil, lëngu I limonit me mjaltë ndihmon për të humbur peshë duke rritur shkallën e metabolizmit. Gjithashtu ju bën të ndjeheni më të ngopur, duke ju ndihmuar të hiqni disa kile. Lëngu i limonit me mjaltë do t’ju mbajë të hidratuar dhe do t’ju ndihmojë të mbani një peshë të rregullt. Përpiquni të pini një gotë me lëng limoni dhe mjaltë para një vakt.
Granita me limon
3-Ndihmon në largimin e toksinave
Pirja e lëngut të limonit me mjaltë ju ndihmon të largoni toksinat nga trupi juaj. Kjo përzierje do ta mbajë trupin tuaj të lirë nga toksinat që çojnë deri në kapsllëk.
Gliko me lëkura limoni
4-Rrit imunitetin
Do t’ju mbrojë nga infeksionet e zakonshme dhe sëmundjet që vijnë nga ndryshimet sezonale. Mjalti është një ilaç popullor për kollën dhe gripin. Mjalti është gjithashtu i pasur me antioksidantë dhe ka cilësi antimikrobike. Ndihmon që të shërohen më shpejt nga sëmundja,.
Lexo motivet që nuk po humbisni peshe?
5-Mban lëkurën të shëndetshme
Pirja e lëngut të limonit me mjaltë çdo ditë, zvogëlon shfaqjen e puçrrave dhe akneve për një kohë të gjatë. Vaji I limonit dhe antioksidantët e mjaltit punojnë së bashku për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme.
6-Parandalon krijimin e gurëve në veshka
Efekti antimikrobik i mjaltit dhe efekti diuretik i limonit funksionojnë së bashku për të shpërndarë bakteret dhe substancat e padëshiruara nga sistemi juaj që krijojnë gurë. Urina e koncentruar dhe acidi shkakton një ndjesi djegie gjatë urinimit dhe gjithashtu mund të sjellë krijimin e gurëve.
Proteinat më të rëndësishme për flokët
7-Parandalon sëmundjet e zemrës
Ashtu si të gjitha agrumet e tjera, edhe limonët janë të mbushur me lëndë ushqyese të shëndetshme. Limoni është I pasur me Vitaminë C, dhe është vërtetuar në shumë studime se përmbajtja e lartë e vitaminës C mund të parandalojë faktorët që shkaktojnë sëmundje të zemrës.
Lexo arsyet pse duhet te konsumoni peshk.