Kulaç i mbushur me proshutë dhe djathë

Kulaç i mbushur mund të këtë disa variante por kombinimi me proshutë, rikota dhe kungulleshka është shumë i shijshëm. Duhet të kemi parasysh që kungulleshkat për mbushje ti kalojmë më parë pak çaste në një tigan me vaj ulliri.

Kulaç i mbushur me proshutë dhe djathë

Prep Time35 minutes
Cook Time30 minutes
Resting3 hours
Total Time4 hours 5 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: antipaste, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 220kcal

Përbërësit

Përbërsit për brumin

  • 600 gr miell
  • 300 ml qumësht
  • 25 gr vaj ose gjalpë
  • 10 gr maja për bukë
  • 5 gr sheqer
  • 12 gr kripë
  • susam

Përbërsit për mbushjen

  • 3 kungulleshka
  • 4 feta proshutë
  • 100 gr rikota

Përgatitja

  • Në një enë hedhim miellin e situr. Hapim një vënd në mes hedhim majanë e tretur me sheqerin e pak qumësht. I lemë për 2-3 minuta dhe shtojmë qumështin, vajin, kripën e hedhim anash dhe e përziejmë.
  • Më pas brumin e vendosim në tavolinën e punës dhe e punojmë me dorë për gati 10 minuta. Brumin e lemë të pushojë për 2 orë. Midis këtyre 2 orëve i japim një ngjeshje të vogël për 1 minutë dhe e mbulojmë përsëri.
  • Ndërkohë kongulleshkat i presim hollë dhe i kaurdisim pak në tigan me vaj ulliri. Pasi brumi të jetë bërë gati e vendosim në tavolinën e punës dhe e hapim me okllahi në formë drejtkëndëshi.
  • Bëjmë mbushjen e kulaçit. Vendosim në fillim proshutën duke e hapur në një pjesë të brumit, rikotën dhe sipër vendosim kungulleshkat si në figurë, duke lënë një pjesë bosh për të bër gërshetat.
  • Kulaç i mbushur është pothuajse gati, e mbbështjellim rulo, bëjmë gërshetat dhe i kalojmë nga sipër si në figurë. Rrahim të verdhën e vezës me pak qumësht dhe e lyejmeë me anë të një furçe. Sipër i hedhim pak susam.
  • Kulaçin e mbushur e lemë të pushoj edhe 30 minuta që brumi të dyfishohet dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 30 minuta. Fikim furrin dhe e lemë edhe 10-15 minuta që kulaçi të kullojë.
  • Kulaç i mbushur është gati. E presim në feta dhe e shërbejmë pak të ngrohtë si antipastë ose sipas dëshirës.
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like