Cilat janë përfitimet shëndetësore të qepëve?

Qepa ka shumë përfitime për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, saqë shpesh konsiderohet si ushqim medicinal. Konsumimi i qepëve të papërpunuara është më i dobishëm por edhe ato të gatuar ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe shëndetin e përgjithshëm të njeriut.

Vlerat e qepëve:

  • Burim i pasur me antioksidantë
  • Burim i pasur me squfuri (aminoacid i nevojshëm për sintezën e proteinave)
  • Ata forcojnë imunitetin
  • Mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut
  • Pengon forcimin e arterieve,
  • Përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut
  • Parandalon disa lloje të kancerit
  • Mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak
  • Detoksifikimin

Përfitimet antioksiduese

Qepët e kuqe përmbajnë një sasi më të lartë të antioksidantë dhe flavonoide sesa qepa e verdhë ose e bardhë, dhe ato janë një burim i pasur i kuercetinit. Kuercetin është një antioksidant i fuqishëm me veti anti-inflamatore që mund të ndihmojë në luftimin e sëmundjeve kronike siç janë sëmundjet e zemrës dhe kanceri dhe është i dobishëm për eliminimin e radikalëve të lirë në trup.

Lista me ushqimet me te mira për sytë

Parandalimi i kancerit

Për shkak të sasisë së lartë të vetive antioksiduese që gjenden në qepë të kuqe në krahasim me të bardhë ose të verdhë, qepët e kuqe ofrojnë mbrojtje më të fortë ndaj llojeve të caktuara të kancerit, si në stomak, kolorektali, gojë, laring, ezofageal dhe kanceri i vezoreve. Për përfitime më të mëdha, rekomandohet të hamë të paktën 3 qepë çdo javë.

Anti-inflamator

Qepët veprojnë si antioksidantë të fuqishëm që stimulojnë përgjigjet imune dhe ul ininflamacionin në trupin tonë.

A e dini çfarë ushqime duhet të hani kur jeni me grip?

Detoksifikimin

Qepët janë një burim i pasur i squfurit, i cili ndihmon në lehtësimin e procesit të detoksikimit në trupin tonë duke hequr toksinat dhe metalet e rënda.

Receta gatimi me Qepë

Gjellë me qepë të njoma dhe Mish Qengji

Një recetë e thjeshtë gjellë me qepë të njoma dhe mish qengji. Dhe pse bukuria dhe shija e mishit të qengjit është pjekja në hell ose në skarë. Mishi i qengjit ofron përfitime shëndetësore të njëjta me mishin e viçit dhe duhet të konsiderohet si mish i kuq.
Lexo recetën e plotë

Qepë në furrë

Qepë në furrë janë ideale për të shoqëruar pjata mishi ose peshku. Të gatuara në këtë mënyrë, qepët janë shumë të shijshme.
Lexo recetën e plotë

Lakror me qepë të njoma

Lakror me qepë është një pjatë e thjeshtë por me shume vlera ushqimore dhe e shijshme. Mund të shërbehet si antipastë ose pasditeve mes miqsh.
Lexo recetën e plotë

Qepë të ëmbla

Një pjatë e vecantë dhe e thjeshtë në përgatitje. Këto qepë mund ti shërbejmë me bukë të thekur me vaj sipër.
Lexo recetën e plotë

Përmirëson imunitetin

Qepët janë një burim i pasur i vitaminës C dhe fitokimikanëve që ndihmojnë në forcimin e sistemit tonë imunitar. Vitamina C është një vitaminë thelbësore e tretshme në ujë që trupat tanë kanë nevojë për të bërë kolagjen. Kolagjeni është një lloj proteine që luan rol në shërimin e plagëve dhe forcimin e imunitetit.

Rregullon nivelet e sheqerit në gjak

Qepët janë një burim i pasur i biotinës. Përveç që është i mirë për lëkurën dhe flokët, biotina ka shumë ndikime pozitive në shëndetin tonë, njëra prej të cilave është luftimi i simptomave që lidhen me diabetin tip 2.

Si të gatuajmë brokolin!

Ndihmon në uljen e kolesterolit

Qepa e papërpunuar gjithashtu nxit prodhimin e HDL, që është kolesteroli i nevojshëm për shëndetin optimal, dhe zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe goditje në tru.

Mish me qepe në furrë

Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë në përgatitje.
Lexo recetën e plotë

Ul presionin e gjakut

Squfuri që gjendet në qepë vepron si një hollues i gjakut natyral dhe parandalon koagulimin e trombociteve të gjakut, gjë që mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe rrezikun e sulmit në zemër ose goditje në tru. Kuercetin i fuqishëm antioksidues i gjetur në qepë mund të ndihmojë gjithashtu për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru, duke parandaluar ndërtimin e pllakave në arteriet tona.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like