6 Proteina dhe Vitamina për shëndetin e flokëve tuaj

Mënyra juaj e ushqyerjes ka një ndikim të madh në flokët tuaj. Ne kemi krijuar një listë të asaj që mund të ndikojë në flokët tuaj, si dhe ushqimet që mund të përmirësojnë pamjen dhe shëndetin e flokëve tuaj.

Hekuri

Mungesa e hekurit në organizëm mund të çojë në humbje të flokëve. Mund tju bëjë të ndiheni të lodhur, ju heq edhe dëshirën edhe për të gatuar ushqime, duke sjellë kështu në mangësi të tjera.

Lexo ushqimet për të patur flokë të shëndetshëm

Vitaminat B

Vitaminat B shtojnë shkëlqim dhe trashësi në flokët tuaj dhe ndihmojnë rritjen e flokëve. Vitaminat B më të rëndësishme për të ndihmuar flokët tuaj janë B3, B5, B6 dhe biotin. Ju mund të gjeni vitamina B në perimet jeshile me gjethe, patatet e ëmbla, vezët dhe peshku.

Vitaminat që ndihmojnë të bini nga pesha

Zinku

Zinku ka aftësinë të stimulojë rritjen e flokëve, por nëse është në mungesë në organizem mund të ndikojë në humbjen e flokëve. Zinku është edhe një lëndë ushqyese e rëndësishme për sistemin tuaj imunitar. Ndër të tjera zinku mund të gjendet te quinoa, djathi, viçi dhe spinaqi.

Super ushqimet për trurin tuaj

Acidet yndyrore omega-3

Këto lëndë ushqyese janë anti-inflamatore, ato ndihmojnë për të parandaluar një sërë arsye që çojnë në humbjen e flokëve. Ato gjithashtu ndihmojnë në trashjen e flokëve dhe stimulojnë rritjen. Omega-3 gjenden tek peshqit si salmon e sardelet, si dhe kia dhe kërpi.

A e dini pse duhet të konsumojme karrota?

Antioksidantët përfshijnë Vitaminat A, E, C dhe Selenium

Vitaminat A dhe E punojnë për të ushqyer flokët dhe lëkurën, duke stimuluar rritjen e flokëve. Vitamina C dhe Selenium ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së shenjave të plakjes në flokët tuaj. Patatet e ëmbla, karotat, bajamet, avokado dhe manaferrat janë burim i shkëlqyeshëm i këtyre antioksidantëve.

Lexo motivin pse duhet të hani boronica

Silica

Silica është një element I nevojshëm për trupin tonë. Ndihmon për t’i bërë flokët më të shndritshëm, më të fortë dhe ndihmon në rritjen e tyre. Mund të gjendet në banane, karrota dhe mashurka.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Përfitimet e konsumimit të qumështit me mjaltë

Qumështi dhe mjalti janë të dy burim i shumë lëndëve ushqyese thelbësore për trupin. Kur kombinohen së bashku, ato kanë përfitime të shumta shëndetësore, nga përmirësimi i shëndetit të lëkurës dhe flokëve tuaj, deri te ndihmesa në tretje, çrregullime të gjumit, qëndrueshmërinë dhe shëndetin të kockave.

8 Ushqime për të ulur kolesterolin

Ushqime të ndryshme ulin kolesterolin në mënyra të ndryshme. Disa shpërndajnë fibra të tretshme, e cila lidh kolesterolin dhe pararendësit e tij në sistemin e tretjes dhe i tërheq ato jashtë trupit përpara se të futen në qarkullim.