Vitaminat, mineralet dhe bimët kryesore që ndihmojnë për të rënë nga pesha?

Dëshira e madhe për të rënë nga pesha në një kohë të shkurtër mbetet thuajse gjithmonë vetëm një dëshirë e parealizuar. Ushqyerja e duhur dhe ushtrimet fizike janë metodat e vetme të provuara dhe reale që arrihet rënia nga pesha.
Sidoqoftë, ka disa gjëra që mund të shtoni në dietën tuaj për të ndihmuar në plotësimin e dëshirës tuaj.

Vitaminat, mineralet dhe bimët kryesore që ndihmojnë për rënien nga pesha?

1 – Kalciumi

Është vërtetuar se kushdo që konsumon kalcium në dieta ka më shumë mundësi të ketë një peshë ideale. Perimet me gjethe jeshile janë një burim i mirë i kalciumit.

2 – Kanella

Kanella ka dy përfitime në organizmin tuaj, rrit metabolizmin dhe vendos në nivelin e duhur sheqerin në gjak, gjë që ju ndihmon të humbisni peshë.

3 – Çaji jeshil

Çaji jeshil rrit metabolizmin, duke ndihmuar të digjni më shumë kalori. Kjo për shkak se përmban katekina të cilat ndihmojnë në uljen e peshës së trupit.

4 – Jodi

Jodi ndihmon në rregullimin e funksionimit të tiroideve. Problemet me tiroiden kanë tendencë të sjellin probleme me peshën. Gjetja e mënyrës për mirëfunksionimin e tiroideve ndihmon të bini nga pesha.

Lexo Super ushqimet për trurin tuaj!

5 – Rrënja e jamballit

Rrënja e jamballit është efektive në uljen e peshës së trupit kur konsumohet si çaj. Sidoqoftë, nuk sugjerohet të përdoret në rast se keni presion të lartë të gjakut.

6 – Vitamina B-12

Vitamina B-12 ndihmon në shndërrimin e yndyrave në energji.Duke pasur më shumë energji do të jeni më aktiv dhe do të bini nga pesha shumë herë më shpejt. Vitamina B-12 mund të merret nga peshqit, vezët dhe mishi.

7 – Vitamina C

Vitamina C gjithashtu ndihmon në rritjen e metabolizmit tuaj. Kur metabolizmi juaj është i lartë, trupi juaj do t’ju ndihmojë të bini peshë edhe kur jeni duke pushuar. Sugjerohet përdorimi i lëngut të freskët të portokallit i cili përmban shumë vitaminë C.

8 – Vitamina D

Në mënyrë që të merrni kalciumin në organizëm dhe të merrni siç duhet përfitimet e tij, duhet të keni në organizmin tuaj vitaminën D dhe K2. Trupi juaj natyrisht do arrijë ta bëjë Vitaminën D gjatë ekspozimit në diell. Por kini kujdes, pak ekspozim mjafton, nuk duhet që të digjeni.

Lexo 10 ushqimet më të shëndetshme për sytë!

Të bini nga pesha dhe të hiqni kg e tepërta mund të jetë e vështirë por asnjëherë nuk është e pamundur, duke ditur si të ushqeheni dhe ushtroheni kjo do jetë më e realizueshme. Vazhdoni të na ndiqni në ArtiGatimit dhe abonohuni në njoftimet e faqes për të marrë të parët njoftimet mbi këshillat e reja.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike

5 Arsyet pse duhet të hani çdo lloj ushqimi

Në vend që ta kategorizoni ushqimin si "të mirë" apo "të keq" konsumoheni ushqimin në një mënyrë që ju lejon të shijoni gjithçka. Pak tortë me çokollatë nuk do tju bëjë mbipeshë apo jo të shëndetshëm, por teprimi i ushqimit mund të krijojë probleme me kohën