Sa herë që mendojmë për kaloritë, fiksohemi duke menduar sa shumë do të na shëndoshë ai ushqim. Në terma dietikë, kaloritë janë sasia e energjisë që siguron një ushqim.
Nëse vazhdimisht marrim më shumë energji sesa na duhet, do të shtojmë peshë. Nëse marrim shumë pak kalori dhe përqindje të ultë yndyre do të biem nga pesha.
Lloji dhe sasia e ushqimit që hamë përcaktojnë sa kalori konsumojmë. Për shumë njerëz që janë në një dietë për humbje peshe, numri i kalorive në një ushqim është një faktor vendimtar për të zgjedhur nëse duhet ta konsumojë apo jo.
Mënyra se si ushqehemi gjithashtu mund të bëjë ndryshim, pasi trupi përdor energji ndryshe gjatë gjithë ditës. Përdorimi i energjisë së trupit tonë varet nga sa aktiv jemi, me sa efikasitet trupi ynë përdor energjinë në varësi edhe të moshës tonë.
Sallatë lakre super e shëndetshme
Supë me hithra – Receta të shëndetshme
Lakër e bardhë e zier – Receta te shendetshme
Lulelakër në furrë
Kaloritë që duhet të marrim në ditë
Sipas Udhëzimeve Dietike 2015-2020, femrat mendohet se kanë nevojë për rreth 1.600-2,400 kalori në ditë, dhe meshkujt nga 2,000 në 3,000. Sidoqoftë, kjo varet nga mosha, pesha, gjatësia, mënyra e jetesës, shëndeti i përgjithshëm dhe niveli i aktivitetit.
Lexo ushqimet që ju ndihmojnë të bini nga pesha!
Fakte të rëndësishme për marrjen e kalorive dhe përdorimin e tyre
- Marrja e kalorive varet nga faktorë të tillë si mosha, pesha, gjatësia, gjinia, mënyra e jetesës dhe shëndeti i përgjithshëm.
- Marrjet e kalorive ditore, sipas rekomandimeve në SH.B.A. janë rreth 2.500 për meshkujt dhe 2,000 për femrat.
- Ushqimi në sasi të mëdha në mëngjes mund të ndihmojë në uljen e peshës dhe mirëqenien e trupit.
- Truri përdor rreth 20 përqind të energjisë që gjendet në trupin e njeriut.
- Faktorët që ndikojnë në marrjen ideale të kalorive përfshijnë moshën, densitetin e kockave dhe raportin muskuj-yndyrë.
- Një vakt me 500 kalori i përbërë nga fruta dhe perime ka më shumë përfitime shëndetësore dhe do ju bëjë të ndjeheni të ngopur për më gjatë, sesa një ushqim i shpejt me 500-kalori.
Ju këshillojmë edhe këto lexime
Lista me ushqimet më të mira për funksionimin e trurit
Cila janë ushqimet me te mira per femra.