Për të përgatitur pite me patëllxhan kemi përdorur dy petë, një poshtë mbushja në mes me patëllxhan dhe një petë tjetër sipër. E shkëlqyeshme për të shërbyer në darkë si meze dhe e servirur e prerë në copa.
Pite me patëllxhan
Sasia: 4 persona
Kalori: 180kcal
Përbërësit
Për brumin
- 300 gr miell
- 150 ml ujë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 50 gr gjalpë
- pak kripë
Për mbushjen
- 300 gr patëllxhan
- 2 kokrra qepë
- 1 specë i kuq
- 50 gr djathë i grirë
- kripë
- piper
- rigon
- 2-3 thelpinj hudhër
Përgatitja
Hapi i parë përgatitja e brumit.
- Në fillim për pite me patëllxhan përgatitim brumin për petët. Në një enë qelqi hedhim miellin e situr, e hapim në mes, hedhim vajin, kripën, ujin e vakët dhe e trazojmë. Pasi janë bashkuar të gjitha masat brumin e hedhim në tavolinë dhe e punojmë për 6-7 minuta.
- Më pas brumin e hapim një petë të vetme dhe e lyejmë të gjithë sipërfaqen me pjesën e gjalpit. E bëjmë role dhe e mbështjellim me qeskë kuzhine. Brumin e lemë të pushojë për gati 30 minuta.
Mbushja e pites
- Ndërkohë që brumi për pite me patëllxhan pushon, merremi me përgatitjen e mbushjes. Patëllxhanët i qërojmë, i grijmë në rende dhe i marinojmë me një lugë lëng limoni, kripë, piper dhe i lemë për 5-6 minuta.
- Në një tigan të nxehte me vaj ulliri kaurdisim qepën e prerë hollë. Posa të ulet masa e qepës hedhim patëllxhanët dhe një spec të kuq dhe i kaurdisim së bashku. Pasi e shikojmë që masa është bërë gati i hedhim djathin, erëzat dhe e heqim tiganin nga zjarri.
Hapi i tretë
- Marrim brumin e ndajmë në dy pjesë dhe e hapim me okllai. Shtrojmë petën e parë në tavë të lyer me vaj, hedhim mbushjen tashmë të ftohur dhe e mbulojmë me petën tjetër.
- Piten me patëllxhan e presim dhe e vendosim në furrë të para ngrohur në 200°C për 10-15 minuta.
- Pite me patëllxhan është gati, presim të ftohet dhe e shërbejmë në copa.
Ju mund të gatuani edhe recetën për pite me petë, pite te mbushura ose pite ne tigan.