Ndiheni të lodhur? Mund të keni mungesë hekuri – Lexo si të rikuperoni energjitë

Nëse ju ndodh shpesh që të ndiheni të lodhur pavarësisht se keni fjetur gjumë mjaftueshëm është një shenjë mungesë hekurit në trup. Por mos u shqetësoni, për fat të mirë ka shumë ushqime dhe mënyra të tjera që bëjnë të mundur rritjen e hekurit.

Kur kërkoni hekur në ushqimin tuaj, ekzistojnë dy burime kryesore. E para është hekuri heme dhe vjen nga kafshët dhe produktet shtazore. Tjetri është hekuri pa-heme* dhe gjendet në produktet bimore. Produktet shtazore mund të përmbajnë të dy llojet ndërkohë që bimët kanë vetëm hekur pa-heme.

*Shënim-Heme, është pjesa e hemoglobinës që mban oksigjenin nga mushkëritë në qelizat e trupit tonë.

Burimet e hekurit tek kafshë

  • mish lopës
  • mishi pulës
  • midhje
  • gjel deti
  • vezë

Burimet e hekurit tek bimët

  • fasule
  • brokoli
  • perime jeshile me gjethe
  • thjerrëzat
  • fara kungulli
  • produktet e sojës

Si të gatuajmë gjellë me thjerrëza

Gjelle thjerrëza ka vlera të shumta ushqyese dhe pak kalori. Prandaj thjerrëzat cilësohen si aleat i pazëvendësueshëm për shëndetin dhe që duhen konsumuar gjatë gjithë vitit.
Lexo recetën e plotë

5 mënyra si të rritim nivelin e hekurit në trupin tonë

Në varësi të asaj që po hani dhe mënyrën sesi po e hani, hekuri mund të mos merret gjithmonë aq lehtë. Hekuri pa-heme është më i vështirë për tu përthithur sepse shumë bimë përmbajnë taninë dhe polifenolet që bëjnë thithjen e hekurit më të vështirë.

Kjo do të thotë që ju duhet të bëni ndryshime në mënyrën se si hani në mënyrë që të mund të rrisni sasinë e hekurit që po merrni.

Drithërat e regjura në ujë

Duke regjur dhe shpëlarë me ujë drithërat apo legumet përpara se t’i gatuani, ju i bëni ato më të thjeshta për tu tretur dhe gjithashtu zvogëloni sasinë e acidit në to duke ndihmuar në përmirësimin e thithjes së hekurit nga trupi. Kokrra të tilla si orizi kaf dhe gruri behën shumë herë më të mira kur lagen.

Receta byrek me fasule

Byrek me fasule është një recetë tradicionale shqiptare që përdoret më shumë në stinën e dimrit. Kjo recetë mund të duket e vështirë, por pergatitja është shumë e thjeshtë.
Lexo recetën e plotë

Perimet e gatuara në avull

Perimet e pagatuara nuk janë domosdoshmërisht më të mirat kur bëhet fjalë për hekurin. Perimet e zjera me avull si spinaqi dhe brokoli do të ndihmojnë në uljen e acidit në to, duke e bërë hekurin më sasi më të madhe te perimet.
Për të bërë një krahasim, një filxhan spinaq i papërpunuar përmban 1 mg hekur ndërsa e njëjta sasi e gatuar në avull përmban deri në 6 mg. Ju mund të gatuani shumë perime në avull dhe ti përdorni ato si perime të ngrira gjatë kohës së dimrit dhe jo vetëm, ato mund të përdoren edhe për smoothies apo për salca.

Perime në Avull

Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.
Lexo recetën e plotë

Karota në avull me vaj aromatizues

Perimet nuk duhet të mungojnë në tavolinë dhe mbi të gjitha karotat. Mënyrat që mund të përgatiten janë të shumta. Karota në avull është një recetë e thjeshtë dhe me shume vlera.
Lexo recetën e plotë

Ushqimet e pasura me hekur dhe Vitaminë C

Kalciumi funksionon kundër thithjes së hekurit nga trupi juaj pasi ai konkurron me të. Vitamina C, nga ana tjetër, ndihmon trupin tuaj në thithjen e hekurit. Për këtë arsye, sugjerohen gatimet e ushqimeve si fasulet dhe zarzavatet me ushqime të tjera që janë plot me vitaminë C si domatet, specat ose agrumet. Në forcimin e hekurit ndihmon gjithashtu lëngu i limonit në zarzavate.

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imun deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.
Lexo recetën e plotë
leng portokalli

Përdorni enë gatimi prej gize

Përdorimi i një tigan prej gize mund të ndihmojë për të rritur përmbajtjen e hekurit brenda ushqimit tuaj.

Shmangni konsumimin e kalciumit dhe ushqimet e pasura me hekur në të njëjtën kohë

Të dy këto minerale konkurrojnë për thithjen nga trupi, kështu që përpiquni të hani ushqime të pasura me hekur dhe kalcium në periudha të ndryshme kohore.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

7 Arsye pse gatimi ju bën të lumtur

Pavarësisht nëse gatuani vetë, me fëmijët tuaj ose me dikë tjetër, ju do të argëtoheni shumë. Edhe pse kërkon vëmendje të detajeve në çdo hap, duket se ia vlen përpjekja kur shikon krijimin tënd të kthehet në një bukuri gastronomike